Studentet Shqiptare

Cuculi: Marines "Je yll qe ecen ne toke"

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

11122014

Mesazh 

Studenti-D@ri Cuculi: Marines "Je yll qe ecen ne toke"




[You must be registered and logged in to see this image.]

TIRANE - Derbi i 140-tė i kryeqytetit, i zhvilluar mė 8 dhjetor ka dhuruar njė spektakėl tė denjė, duke dalė jashtė ēdolloj pritshmėrie. Kėtė takim e kanė ndjekur shumė personazhe tė ndryshėm tė politikės, artit dhe televizionit. Pjesė e kėsaj kategorie ka qenė edhe moderatorja e emisionit “Procesi Sportiv”, Marina Vjollca, e cila e ka ndjekur derbin pranė dashamirėsve tė Partizanit. Por, disa orė mė vonė, nė emisionin qė ajo drejton, mes tė ftuarve ka pasur edhe mbrojtėsin e Partizanit, Ardian Cuculi, i cili nė verė u transferua nga Shkėndija e Tetovės te “demat e kuq”.

27-vjeēari nga Kėrēova po shkėlqen jo vetėm nė fushėn e blertė me fanellėn e kuqe, por edhe nė studiot televizive dhe mė gjerė. Mbrojtėsi i tė kuqve ka postuar dje nė profilin e tij nė “Facebook” dhe nė “Instagram” njė foto me moderatoren Marina Vjollca, ku tė dy personazhet bėjnė komente yjesh. Pra, kjo foto e ndez akoma mė shumė atmosferėn e tė kuqve pas fitores sė derbit me Tiranėn. Komenti i Ardian Cuculit nė foton e publikuar me prezantuesen ishte: “Me yllin qė ecėn nė tokė”. Ndėrsa kundėrpėrgjigjja e Marinės pėr komentin e Cuculit ishte: “Ti je ylli i fushės”. Pas publikimit tė fotos, nuk kanė munguar komplimentet, batutat dhe thumbimet ndaj shqiptarit nga Maqedonia. Mbrojtėsi i Partizanit ka qenė i ftuar edhe mė parė nė kėtė emision sportiv, sikundėr edhe nė disa studio tė tjera. Njė gjė duhet pranuar se Cuculi ėshtė njė nga lojtarėt mė tė mirė tė Partizanit nė fushėn e lojės. Por, me inteligjencėn dhe me paraqitjen fizike, ka bėrė qė edhe femrat tė tėrhiqen prej tij.

Moderatorja Vjollca njihet si dashamirėse e Vllaznisė, por tė hėnėn ajo e ka ndjekur derbin nė sektorin e tifozėve tė Partizanit, ku ka shikuar fitoren e “demave” dhe “yjeve” nė fushėn e amortizuar tė stadiumit “Qemal Stafa”. Pas ndeshjes, kur Cuculi po jepte njė intervistė televizive, njė grup tifozėsh janė bėrė pjesė e transmetimit duke kėnduar kėngė tė tyre. Por mė pas ata kanė kėnduar edhe njė refren tjetėr qė ka lidhje me Marinėn: “Cuculi zemra jonė, Marina ty tė don…”.

(er.nu/panoramasport/BalkanWeb)

WebStaf
Webmaster
Webmaster

Male
Numri i postimeve : 67
Age : 30
Vendndodhja : Tirane
Profesioni : Ne pune
Respektimi i Regullores :
Reputation : 0
Registration date : 08/08/2012

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

- Similar topics
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi