Studentet Shqiptare

“10 deputetė tė PD-sė qe kerkuan dosjen e Berishes"

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

11122014

Mesazh 

Studenti-D@ri “10 deputetė tė PD-sė qe kerkuan dosjen e Berishes"




[You must be registered and logged in to see this image.]
Nga: DARINA TANUSHI*
TIRANE - Politika shqiptare po diskuton kėto ditė mbi njė temė tė shumėpėrmendur nė kėto 24 vjet demokraci, hapjen e dosjeve tė Sigurimit tė Shtetit. Madje, dy prej deputetėve tė opozitės, Mesila Doda dhe Shpėtim Idrizi kanė depozituar nė Kuvend njė projektligj pėr hapjen e dosjeve. Idenė e hodhi, dashur pa dashur, vetė kryeministri Edi Rama, ditėn e hapjes sė bunkerit muzeal, ‘Bunk’Art’. Por, ndėrkohė djali i tė ndjerit Nazif Bezhani, ish-kryesuesit tė Komisionit pėr Verifikimin e Figurave, shprehet skeptik pėr hapjen e kėtyre dosjeve. Kėtė konkluzion, Viron Bezhani e ka krijuar pas bisedave qė ka bėrė shpesh me babanė e tij. Nė njė intervistė pėr “Gazeta Shqiptare”, Viron Bezhani rrėfen disa nga historitė e kohės qė kanė bėrė bujė. Ai kujton, pėr shembull njė ngjarje qė i ka treguar babai i tij, kur 10 deputetė tė PD kėrkonin tė merrnin dosjen e kryetarit tė tyre, Sali Berisha. Nazif Bezhani, me qetėsinė qė e karakterizonte u tregoi se mė parė ata duhet tė verifikonin veten e tyre, por nga ky verifikim qė vetė Bezhani kishte, bėrė 5 prej deputetėve qė janė edhe sot nė politikė kishin dalė spiunė tė Sigurimit. Njė tjetėr histori ėshtė ajo me grevėn e disa tė persekutuarve, tė cilėt kundėrshtonin ndryshimet qė donte tė bėnte nė ligj Bezhani. Por, sipas tregimit tė tij, jo vetėm qė ata nuk e kishin lexuar ligjin, por mes tyre kishte ish-bashkėpunėtorė tė Sigurimit.
Zoti Bezhani, ditėt e fundit nė mjediset politike po flitet sėrish pėr temėn e hapjes sė dosjeve tė ish-Sigurimit. Si ju duket kjo rihapja sa e sa herė e kėsaj teme?
Mendimi im ėshtė qė hapen tema kur duan tė sulmojnė dikė. Pra, kjo ėshtė e saktė, sepse po qe se do tė donin tė hapnin dosjet, do t’i kishin hapur. Kėtu, sa herė duan t’i thonė dikujt tė heshtė, nxjerrin historinė e dosjeve dhe thonė qė kujdes se ua hapėm dosjet. Tė njėjtėn mėnyrė ka pėrdorur gjithmonė politika. Por, sa serioze ėshtė kėtė herė, ta shikojė parlamenti. Unė mendoj qė kjo ėshtė thjeshtė pėr t’i mbyllur gojėn dikujt.
Babai juaj ka kryesuar komisionin e famshėm “Bezhani”, pėr tė hedhur dritė mbi tė shkuarėn e personave tė caktuar, por nė fakt nuk u arrit tė hapeshin ato dosje. Ēfarė ka ndodhur nė dijeninė tuaj? Ēfarė ka penguar?
Pėr mua ka penguar ligji. Ligji e thoshte saktė, edhe nė rastin e komisionit “Bezhani” se si duhet tė vepronte kur kishte tė bėnte me spiunė. Duhet tė ndiqeshin tri etapa. Duhet t’i ēohej njė letėr kryeministrit pėr ta larguar nga detyra. Mbase nuk pranonte dhe pastaj thirrej vetė personi dhe sqarohej qė ti ke kėto kushte qė nuk i plotėson dhe duhet tė largohesh. Nėse nuk e pranonte kėtė, pastaj baba, siē ka vepruar me nja dy persona qė ka dalė edhe hapur me artikull nė gazetė, duke i detyruar pastaj qė tė tėrhiqeshin personat.
A flisnit shpesh me babin tuaj rreth kėsaj ēėshtjeje? Mund tė na tregoni diēka nga bisedat qė bėnit?
Unė me babėn luaja shpesh, e ngacmoja mė ngacmonte. Shpesh mė thoshte ti je vetėm pėr mundje. Nuk merr vesh. Unė rrija e shikoja kur punonte dhe mė tregonte lloj-lloj episodesh. Unė mbaj mend, pėr shembull njė episod nga 1997, ishin 10 deputetė tė PD-sė qė kėrkuan dosjen e kryetarit tė tyre, Sali Berishės. Kishin shkuar te baba dhe i kishin thėnė: “Sali Berisha ėshtė kėshtu e ashtu dhe duam tė na japėsh dosjen”. Baba u kishte thėnė qė nuk e kam me ligj qė t’u bindem juve, por nė radhė tė parė duhet tė verifikoheni ju vetė dhe pastaj duke u verifikuar vetė, tė verifikoni edhe kėtė person qė e keni nė parti. “Kur tė vijmė? – e kishin pyetur. – Pas 10 ditėsh u kishte thėnė baba”. Vijnė pas 10 ditėsh tė 10 deputetėt, gjenden lehtė se kush janė. Hynė te baba brenda. Ai u thotė: Shikoni, unė i kam parė edhe dosjet tuaja dhe ėshtė e pamundur qė ligji thotė qė po u hap dosja e kryetarit tė partisė pėr t’u verifikuar, duhen ca firma nga njė nivel mė i lartė, jo nga ju. Nė kėtė moment kėrcyen dy veta dhe i thonė: Ti qenke bashkėpunėtor me atė, qenke spiun. Pra, filluan duke e ofendu babėn. Baba qė shquhej pėr qetėsinė u thotė: Mė dėgjoni vetėm njė minutė, ti zoti ‘Plepi’, pra i thirri direkt njėrit me pseudonimin qė kishte pasur. Mė dėgjo edhe ti ‘Pishtari’, kėto janė emra qė unė po i them kot. Dhe kėshtu, babai u thėrret 5 vetave me emrat qė kishin pasur nė dosje. Dhe ata ngelen, pa mbaruar baba bisedėn ata ishin ēuar e kishin dalė jashtė. Ose nė rastin tjetėr, PD-ja pėr ligjin qė po bėnte baba, qė tė dėnonte vetėm fajtorėt ishin ngritur tė gjithė tė persekutuarit dhe ishin futur nė grevė. Dhe baba shkon nė grevė bashkė me ambasadorin amerikan nė atė kohė. I thotė ambasadori babės qė do pėrgatisim diēka qė duhet ta themi. Mos u merr ti me atė punė, se merrem unė, i thotė baba. Dhe shkojnė nė grevė dhe u thotė atyre qė ishin futur: Ēfarė keni ju tė paqartė nga ligji. Ata i thonė, jo ti je komunist, je ashtu e je kėshtu. Dakord, more ēa jam unė, – thotė baba, – ē’keni me ligjin, ju nuk e doni, ta heqim. Ata nuk e kishin lexuar fare ligjin dhe baba u thotė, ‘mirė’ dhe i shkon kryesorit: unė e di kush je ti dhe u thotė edhe dy-tre vetave je filani, filani. Nuk kalon minuti, tak, tak dalin jashtė tė gjithė. Dhe i thotė ambasadori: Ne kishim parashikuar se kėtu do bėhej nami, ēfarė ndodhi, ēfarė u the? Dhe babi i thotė nuk ta them dot, ta them nė ambasadė. Shkojnė nė ambasadė dhe flasin: Ēfarė i the? – e pyet ambasadori. – I thashė pseudonimin, i pėrgjigjet baba. Filluan duke qeshur. – Po pse more edhe ata kishin qenė bashkėpunėtorė?! Hajde tė shikosh kėtu se ēfarė bėhet, njė katrahurė qė nuk ka ku tė shkojė mė, – i thotė baba. Ai thoshte gjithmonė: Nuk dua tė nxjerr spiunėt, por dua tė ndihmoj drejtėsinė.
Sa prej ish-bashkėpunėtorėve tė Sigurimit janė edhe sot nė politikė, sipas atyre qė keni biseduar me babanė?
Ka tė them tė drejtėn dhe mund tė shkojė edhe te 10%.
Nga tė dyja anėt?
Mund t’ju them vetėm njė gjė qė: Kur kėrkoi baba tė ndryshohej ligji nė parlament, u hodhėn tė dyja palėt nuk e pranuan. Ai kėrkoi tė ndryshojė ligjin, sepse ai kishte mendim tjetėr, thoshte: Nuk diskutohet qė spiunėt janė mėkatarė pėr kėtė problem, por mėkatarėt mė tė mėdhenj janė kėta tė sotmit. Kėta janė ata qė kanė veprime kriminale, kanė shėrbyer, kanė bėrė kėtė apo atė, lekė tė pista, probleme nga mė tė ndryshmet dhe u thoshte e kuptoni ju ku po shkoni, ndaj duhet tė nxjerrim njė ligj qė t’i shėrbejė Shqipėrisė, sepse mėkatarėt e rinj janė shumė mė tė kėqij se sa mėkatarėt e vjetėr. Kjo ishte ajo qė ai e thoshte pėrherė.
(vijon nesėr)

(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

WebStaf
Webmaster
Webmaster

Male
Numri i postimeve : 67
Age : 30
Vendndodhja : Tirane
Profesioni : Ne pune
Respektimi i Regullores :
Reputation : 0
Registration date : 08/08/2012

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi