Studentet Shqiptare

Sistemi EMIS, transparencė mė e lartė nė informacionin arsim

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

15122014

Mesazh 

Studenti-D@ri Sistemi EMIS, transparencė mė e lartė nė informacionin arsim






Ministria e Arsimit dhe Sportit nėnshkroi sot marrėveshjen e mirėkuptimit me kompaninė austriake “Bit Media” pėr krijimin e sistemit EMIS (Education Management Information System) me qėllim administrimin e informacionit arsimor, nė tė gjitha shkollat shqiptare , i cili do tė jetė i menaxhuar nė nivel qendror nga MAS.

Marrėveshja u nėnshkrua nga Ministrja Lindita Nikolla dhe Drejtori i Pėrgjithshėm i “Bit Media”, Walter Khom nė Ministrinė e Arsimit dhe Sportit.

Gjatė fjalės sė saj, Ministrja Nikolla tha se pėrdorimi i kėtij sistemi do tė ēojė nė reduktimin e kostove tė proceseve administrative, nėpėrmjet menaxhimit mė tė shpejtė tė proceseve nė sistemin shkollor.

“Qėllimi pėrfundimtar i sistemit EMIS, si njė instrument qė mundėson gjithėpėrfshirjen nė mėnyrė interaktive, ofron mundėsi kontrolli dhe transparence, nėpėrmjet ofrimit tė njė portofoli tė gjerė tė shėrbimeve publike ndaj qytetarėve nė arsim, duke filluar nga dosjet personale tė mėsuesve dhe stafit arsimor pėrgjithėsisht, amzės, notave, etj“, tha Nikolla.

Ministrja shtoi se EMIS nėnkupton transparencė mė tė lartė dhe parandalim tė korrupsionit, nėpėrmjet pėrdorimit tė Sistemit Menaxhues tė Informacionit Arsimor duke pėrfshirė edhe menaxhimin e notave dhe diplomave.

I pranishėm nė nėnshkrimin e marrėveshjes ishte edhe Ambasadori i Austrisė, Thomas Schnoll i cili pėrshėndeti marrėveshjen dhe tha se ky projekt rrit transparencėn mes studentėve dhe organeve publike tė arsimit.

Objektivi pėrgjithshėm i projektit ėshtė modernizimin i sistemit arsimor shqiptar tė bazuar nė praktikat mė tė mira evropiane. Qėllimi kryesor ėshtė tė rrisė cilėsinė e mėsimdhėnies dhe aftėsitė pedagogjike nėpėrmjet sistemit e-education dhe njė portali mėsimor qė do tė pėrfshijė autoritetet arsimore, mėsuesit dhe nxėnėsit.

Gjithashtu, projekti do tė mundėsojė njė sistem e-Learning pėr mėsusesit qė tė pėrmirėsojnė mė tej aftėsitė e tyre nė teknologjinė e informacionit dhe komunikimit. Pėr tė realizuar kėtė objektiv do tė trajnohen rreth 3000 persona, drejtorė shkollash / administratorė etj.

burimi i lajmit

WebStaf
Webmaster
Webmaster

Male
Numri i postimeve : 67
Age : 30
Vendndodhja : Tirane
Profesioni : Ne pune
Respektimi i Regullores :
Reputation : 0
Registration date : 08/08/2012

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

- Similar topics
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi