Studentet Shqiptare

Teatri Kombėtar, Lazėr Filipi: Godina duhet ruajtur derisa..

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

15122014

Mesazh 

Studenti-D@ri Teatri Kombėtar, Lazėr Filipi: Godina duhet ruajtur derisa..




Teatri Kombėtar, Lazėr Filipi: Godina duhet ruajtur derisa tė ndėrtohet njė e re
[You must be registered and logged in to see this image.]

Nga: FATMIRA NIKOLLI*
TIRANE - Aktori i njohur Lazėr Filipi ėshtė kundėr shembjes sė Teatrit Kombėtar. Ideja e hedhur nga drejtori Hervin Ēuli, i cili ka deklaruar publikisht dėshirėn pėr tė shembur kėtė godinė meqė ėshtė amortizuar, ashtu si edhe shpresėn pėr tė ndėrtuar njė teatėr tė ri. Duket se artistėt janė skeptikė, se me shembjen e sė vetmes godinė ku mund tė ketė art skenik, do tė mbeten pa teatėr. “Godina e Teatrit Kombėtar nuk duhet shembur, pėrkundrazi, ajo duhet ruajtur derisa tė ketė njė teatėr tė ri. Nuk duhet shembur nė asnjė mėnyrė”, – tha dje pėr “Gazeta Shqiptare”, aktori qė i ka kaluar tė 80-tat. Ai nuk ngurron ta thotė edhe hapur frikėn e tij mė tė madhe: “Nėse ndodh qė shembet, ne populli i Tiranės do tė mbetemi pa teatėr pėr disa vite”.
Filipi, i njohur pėr njėrin prej roleve tė tij mė tė bujshme, atė tė Leninit nė dramėn “Orėt e Kremlinit”, shprehet se “teatri i ri mund tė ndėrtohet kudo, ku ta japė shteti, por mirė do tė ishte qė ai tė bėhej afėr qendrės sė kryeqytetit”. Nė fakt, tė shumtė janė artistėt qė kanė ndarė me tė tė njėjtin mendim. Alfred Bualoti, Mihal Luarasi, Arben Derhemi, Marjeta Ljarja kanė kėrkuar qė, para se tė shembet teatri i vjetėr dhe i amortizuar, tė gjendet njė ambient, ku artistėt tė interpretojnė gjersa njė teatėr i ri tė ngrihet, meqė debatet ndėr vite nuk kanė munguar, por, asgjė nuk ėshtė bėrė pėr tė pasur njė projekt konkret.
“Ėshtė folur disa herė se do bėhet njė teatėr i ri. Njėherė u tha qė do e bėjnė te Piramida. Pastaj, ndėrruan mendje dhe vendosėn qė te Piramida tė dėrgohet parlamenti, ndėrsa te parlamenti tė dėrgohet teatri. Ka pasur ide dhe mendime tė shumta qė janė hedhur e diskutuar, por nuk pati asnjė vendim, as mė herėt, as sot. Vendi mė i mirė ėshtė tė ndėrtohet ku ėshtė sot Teatri Kombėtar. Duhet njė godinė e re pėr tė, por ndėrkohė nuk mund tė rrimė pa teatėr fare, ndėrkohė qė njė godinė shembet e njė tjetėr ndėrtohet”, – e mbyll prononcimin e tij Filipi.
Pak ditė mė parė, edhe Mihal Luarasi u shpreh se teatri duhet tė jetė nė qendėr. Megjithatė, ēėshtja e rishikimit tė qendrės sė kryeqytetit, tė Tiranės, atij i sillte ndėr mend njė tjetėr ngjarje: projektin francez pėr qendrėn e Tiranės. “Ky projekt u ekspozua nė Galerinė Kombėtare tė Arteve pėr njė kohė tė gjatė. Dhe nė kėtė qendėr nuk figuronte kurrkund Teatri Kombėtar, megjithėse ata qė ishin autorė tė projektit, francezėt, nė atdheun e tyre e kanė teatrin nė qendėr tė qytetit. Unė them se pėr ēėshtjen e godinės sė teatrit duhet menduar dhe duhet menduar seriozisht, jo me nisma qė pėrmendin shifra 500 mijė euro. Kjo kėshtu nuk bėhet. Ose bėhet Teatri i ri Kombėtar dhe kjo ēėshtje planifikohet si duhet, ose nuk bėhet fare”, – u shpreh ai.
“Nuk jam qė tė bėhet njė bodrum si teatėr dhe sipėr tij tė ketė njė pallat. Unė po flas pėr njė Teatėr tė ri Kombėtar tė mirėfilltė, nga fillimi deri nė fund”.
Ndėrkaq, Arben Derhemi doli kundėr njė ngrehine “multifunksionale”, qė do ngėrthente nė vetvete edhe njė teatėr, edhe disa ambiente me funksione tė tjera. Pyetjes nėse kėrkohet njė godinė e dedikuar vetėm pėr teatėr, ai i pėrgjigjet: “Normalisht, njė godinė dedikuar Teatrit Kombėtar shqiptar”. Ai sjell shembullin e fqinjėve, qė sė fundmi kanė investuar miliona euro nė kėtė fushė. “Edhe ajo ‘kioska pa leje’ qė quhet Maqedoni, ka investuar rreth 50 milionė euro para dy vitesh pėr Teatrin Kombėtar tė ri dhe sot nė Tetovė janė lėvruar rreth 13 milionė euro pėr teatrin e Tetovės nga qeveria e Shkupit. Ndėrkaq, qeveria shqiptare nuk mundi tė lėvronte dot 30 milionė euro pėr tė bėrė njė Teatėr Kombėtar? Kjo ėshtė ēmenduri. Unė nuk e di, nuk i jap dot shpjegim”, – deklaronte Derhemi pėr “GSH”.

(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

WebStaf
Webmaster
Webmaster

Male
Numri i postimeve : 67
Age : 30
Vendndodhja : Tirane
Profesioni : Ne pune
Respektimi i Regullores :
Reputation : 0
Registration date : 08/08/2012

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

- Similar topics
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi