Studentet Shqiptare Info
PortaliPortali  HomeHome  GalleryGallery  KėrkoKėrko  FAQFAQ  RegjistrohuRegjistrohu  IdentifikohuIdentifikohu  
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
 Xhevit Daci, Qytetari i Nderit,qė dha jetėn nė emėr tė jetėsShiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Goto down 
AutoriMesazh
m.daci06
Stafi
Stafi


Gender:MaleVirgoBuffalo
Age : 22
Anėtarėsuar : 15 Feb 2007
Mesazhe : 689
Vendndodhja : Tirane
Profesioni : disa...
Respektimi i Regullores : http://i34.servimg.com/u/f34/11/14/55/92/111010.png

MesazhTitulli: Xhevit Daci, Qytetari i Nderit,qė dha jetėn nė emėr tė jetės   13.05.08 15:35

Xhevit Daci, Qytetari i Nderit, qė dha jetėn nė emėr tė jetės

Nga Zef Rrozhani

Para pak ditėsh dibranėt zhvilluan njė aktivitet jo tė zakontė. Pas 30 vitesh rėnie nė krye tė detyrės, Xhevit Daci u shpall "Qytetar Nderi " i komunės Reē. Atėherė, mė 29 dhjetor 1978, kur po dėrgonte njė tė sėmurė qė kėrkonte ndihmė tė kualifikuar nė spitalin e Peshkopisė, doktor Xhaviti aksidentohet nga autoambulanca, qė doli nga rruga nė Shtyllė tė Vlade dhe vdiq nė spitalin e Peshkopisė mė 31 dhjetor 1978.
Xhevit Daci
Me kėtė rast nė vendin e ngjarjes, nė Shtyllė tė Vlade, u vendos njė memorial, nė ceremoninė e tė cilit morėn pjesė banorė tė Reēit dhe familjarė, para tė cilėve pėr jetėn dhe veprėn heroike tė Xhavitit foli z.Han Marku, kryetar i Kėshillit tė Komunės Reē.

Mė pas, nė Pallatin e Kulturės, Qendrėn e Edukimit dhe Komunikimit, nė Peshkopi, njė ceremoni tė veēantė, ku morėn pjesė qytetarė tė Peshkopisė, familjarė dhe drejtues vendorė, familjes sė tė ndjerit iu dorėzua titulli "Qytetar Nderi", akorduar pas vdekjes, me rastin e ditėlindjes sė tij .

Nė kėtė ceremoni, pėr jetėn dhe veprėn sublime e humane tė Xhavit Dacit, folėn z.Halil Robi -ish drejtues vendor, bashkėkohės i Xhavitit, Halil Begu-Sekretar i Pėrgjithshėm Prefekturės Dibėr, z.Ilir Krosi -kryetar i Bashkisė Peshkopi, z.Pajtim Gjiza-drejtor i Drejtorisė sė Shėndetit Publik Dibėr, z.Ardian Bitri-drejtor i Spitalit Peshkopi, z.Dilaver Ēorja mjek, z.Stefan Roēi-intelektual, etj. tė cilėt thanė se vlerėsimi i figurės dhe i aktit tė rėnies nė krye tė detyrės sė Xhavit Dacit, tek koka e tė sėmurit, edhe pse i vonuar, ėshtė i merituar dhe se ky akt duhet tė frymėzojė tė gjithė bluzat e bardha pėr t'u shėrbyer pacientėve me ndėrgjegje, pėrkushtim dhe duar tė pastra.

Z.Rufat Shoti -kryetar i komunės Reē i dorėzoi Vjollcės, vajzės sė tė ndjerit, titullin "Qytetar Nderi" akorduar Xhevitit poas vdekjes, me rastin e ditėlindjes. Ne emėr tė familjes, duke marrė titullin, tė pranishmit i pėrshėndeti vajza e Xhavitit -Vjollca Dac , financiere.
Pastaj, pėr tė pranishmit u dha njė koktej.


Para shumė vitesh mora pėrsipėr tė shkruaj pėr njė person qė nė mėnyrė aksidentale kishte rėnė nė krye tė detyrės . Kjo ndodhi pas tre vitesh nga vdekja e tij. Kur shkova nė familjen e tė ndjerit, nė njė fshat malor, ku motra e tij rridhte vetėm lotė e mjekra i dridhej , stilolapsi nuk mė bindej e shkronjat mė dilnin hieroglifė. Kur i mbarova shėnimet e motra e merr bllokun tim ta lexoj dhe kur mbaroi sė lexuari bllokun e shėnimeve ma kthej tė bėrė qull nga lotėt e nxehtė tė saj, se jeta ėshtė me tė vėrtetė e shtrenjtė dhe e dhimbsur.

Kėshtu, keq u ndjeva kur mora stilolapsin tė shkruaj edhe pėr Xhavit Dacin, doktorin e sllovasve, kaladodasve, kalisasve, vilasve, reējanėve e derjanėve, qė ka rėnė kėtu e tridhjetė mė parė nė krye tė detyrės, tek koka e tė sėmurit.

Xhavit Mehdi Daci, u lind mė 21 mars 1940, nė Zall-Kalis tė lokalitetit tė Sllovės, nė rrethin e Dibrės, njė familje tė shquar pėr atdhetari e patriotizėm. Kush nuk ka dėgjuar pėr kryetrimin e Kalisit, tė Lumės e tė Shqipėrisė Verilindore, Mahmut Dacin me dy varre-njėrin pa kokė nė Kodėr tė Sejmene nė Kalis dhe kokėn nė sarajet e Sulltanit nė Stamboll. Ai, pėr luftėrat e tij tė pandalshme kundėr perandorisė mė tė madhe tė kohės, rreth 40 vjeēare, pa kompromis e me vetmohim, ėshtė pėrjetėsuar nė dhjetėra kėngė dhe ėshtė kthyer nė legjendė. Edhe gjyshi i Xhavitit, Sulejman Daci, nė krye tė njėqind luftėtarėve tė disa fiseve u vu nė mbrojtje tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit dhe u vra nė vitin 1914, nė krah tė forcave tė Haxhi Qamilit, nė krye tė luftėtarėve Ujė e m'Ujės, kundėr tradhtarit Esad Pasha. Ai, sė bashku me Ali Dacin, ėshtė varrosur diku, nė Shqipėri tė Mesme, ku nuk i dihet as varri. Ndaj ninulla e parė pėr Xhavitin qenė kėngėt e trimėrisė qė kėndoheshin nė dasma dhe historitė trimėrore qė pėrmendeshin odė mė odė nė zijafete nė tėrė Lumėn e Dibrėn. Kėto ninulla rritėn e kultivuan tek ai virtytet e tė parėve tė tij. Shembull e edukator i pėrkryer pėr Xhavitin qe edhe jeta dhe veprimtaria e babait tė tij, Mehdi Daci, ushtarakut akademik tė talentuar, qė kishte kryer studimet ushtarake nė Romė, Itali, pasi kishte pėrfunduar Internatin e Krumės e gjimnazin e Shkodrės me Fadil Hoxhėn, Xhevit Nimanin, Sali Manin, etj. Mehdiu, me mbarimin e studimeve u kthye nė atdhe dhe shėrbeu si oficer nė Rojen Kufitare tė Mbretėrisė dhe Guardia di Financa tė Italisė, deri nė fund tė vitit 1943. Ai, fill pas ēlirimit, mė 23 dhjetor 1944, hapi shkollėn e parė nė Kalis. Pastaj ai punoi si mėsues nė Sllovė, Zall-Dardhė, Ceren tė Kalasė sė Dodės, Shumbat e Klobēisht tė Dibrės deri nė vitin 1954, kur u pushua nga puna pėr fatin se ai kishte mbaruar shkollėn jashtė vendit.

Shkollimi

Xhaviti shkollėn 7 vjeēare e kreu nė Sllovė me rezultate tė shkėlqyera. Pastaj me rezultate tė shkėlqyera kreu edhe Politeknikumin Mjekėsor Nė Tiranė dhe vazhdoi studimet nė Fakultetin e Mjekėsisė nė Tiranė. Edhe kėtu qe ndėr mė tė mirėt studentė, kurdoherė i dashur dhe i sjellshėm me tė gjithė. Nga vetė natyra qe i zgjuar dhe inteligjent. Por, edhe studionte shumė. Ėndrra e tij pėr t'u bėrė mjek, qė tė shėronte njerėzit, mori udhė. Por, dreqi kur nuk ka punė tjetėr, hap defterėt e vjetėr. Dhe, ato i hap defterė sė prapthi.

Dashakėqijtė nuk duronin qė i biri " i "reaksionarit" dhe i "armikut tė klasės" tė cenuar nga "Reforma Agrare" e vitit 1946, tė bėhej mjek. Dhe u sulėn tė "prisnin" atė filiz tė njomė qė po rritej e burrėrohej, si ia kishte hije fisi e dera . Dhe, ligėsia e bėri punėn e vet. Nė vend tė auditorėve Xhavitit i treguan kazermat e njė reparti ushtarak-regjimenti kundėrajror, tre vjeēar. ... I ati u pėrpoq ta rikthejė nė fakultet, por qe e pamundur. Ai kreu shėrbimin e plotė ushtarak nė vend tė fakultetit. Tė pabesueshmit i besohej "roja e qiellit".... Kėtu, nė repart, shpejt u bė i njohur pėr shkollėn qė kishte dhe pėr kulturėn e zgjuarsinė qė e dallonte. Prandaj komanda e ngarkon me kryerjen e detyrės sė infermierit tė repartit. Gjatė kėsaj kohe, falė shoqėrisė sė tij, u specializua dhe pėr otorino-laringolog, specialitet qė e kreu shumė mirė deri nė fund tė jetės sė vet.
Por, ai, kurrė nuk i hoqi nga dora librat e shėndetėsisė, librat e revistat shkencore, fjalorėt mjekėsorė e fjalorėt enciklopedikė. Aftėsitė e tij, ai, i rriste dita –ditės, si nė universitet e shkuar tij. Kur kishte pak kohė tė “lirė” ai vetėm bėnte ”shoqėri” me librat, tė cilat s’i ndante kurrė nga jeta e puna e vet.
Mė janar 1966, sa u kthye nga shėrbimi ushtarak, filloi punė nė spitalin e ri tė Sllovės, tė cilin pati fatin ta drejtoi pėr disa kohė, deri sa kėtu erdhi si mjek, Irfan Jashari. Nė spitalin e Sllovės Xhaviti punoi plot 10 vite, deri mė 31 gusht 1976, kur transferohet pėr nė spitalin e Reēit. Gjatė kohės qė shėrbeu nė Sllovė, ai shkėlqeu nė profesion dhe si organizator. Vuri aq rregull e disiplinė sa ajo qendėr shėndetėsor u kthye nė njė qendėr shėndetėsore model. Falė profesionalizmit tė lartė dhe pėrkushtimit maksimal nė punė shumė shpejt Xhaviti fitoi admirimin e respektin jo tė vetėm tė sllovasve, por edhe tė kalisasve, kaladodasve, e deri tė vilasve. I papėrtuari dhe i pėrkushtuari Xhavit Daci, natė e ditė, deri nė sakrifica e me kompetencė profesionale, u shėrbeu me devotshmėri popullit tė krahinave tė Sllovės, Sllatinės, Kalasė sė Dodės, Kalisit, Vilės, etj. Nė kėtė mėnyrė ai fitoi respekt dhe besim tė jashtėzakonshėm. Ai, me pėrkushtimin dhe aftėsitė e tij, vazhdimisht qe “sfidė” e mjekėve, sa tė sėmurėt nuk shkonin tė vizitoheshin tek mjekėt, por shkonin tek “doktor Xhaviti”. Pėr t’u shėrbyer tė sėmurėve Xhavit Daci nuk pa kohė tė mirė e kohė tė keqe, nuk njohu leje e ditė pushimi, nuk njohu largėsi, nuk njohu terren e vėshtirėsi. Ku ta lypte nevoja, ai, natė e ditė, nė borė e nė shi, me kilometra larg shkonte si furtuna dhe shpėtonte jetė njerėzish. Pėr tė gjithė kohėn qė punoi nė shėndetėsi, ndonėse e kishte tė garantuar me ligj, ai asnjėherė nuk e kreu lejen e zakonshme.
Mė 31 gusht 1976 transferohet nė Qendrėn Shėndetėsore tė Reēit, ku shėrbeu deri mė 31 janar 1978, kur edhe dha jetėn nė shėrbim tė tė sėmurėve, nė krye tė detyrės qė i ishte ngarkuar. Edhe gjatė shėrbimit nė Reē Xhavit Daci u shqua pėr ndėrgjegje nė punė, pėr cilėsi tė lartė e tė kulturuar tė shėrbimit dhe pėr aftėsi e kompetencė profesionale pėr shėrbim tė kulturuar e tė papėrtuar ndaj popullit, jo vetėm tė asaj zone,. Edhe nė Reē, megjithėse ishte nė shėrbim larg familjes, ai kurrė nuk e kreu lejen e zakonshme qė i takonte me ligj.
Mė 29 dhjetor 1978 shoqėron me ambulancė tė sėmurin Mehmet Meēi (sot Doktor i Shkencave Bujqėsore) pėr nė Peshkopi qė tė merrte ndihmėn e specializuar mjekėsore. Por, aksidenti fatal i ambulancės nė vendin e quajtur Shtylla e Vlade, nė Kraj-Reē, e dėmtoi aq rėndė. Meqenėse atėherė dhe komunikacioni ishte i vėshtirė, pėr 6-7 orė ndejti pa ndihmė tė kualifikuar mjekėsore. Pastaj, me gjithė ndihmėn e specializuar qė iu dha nė spitalin e Peshkopisė, nga shokėt e kolegėt e tij, vdiq mė 31 dhjetor 1978. Varrimi i tij u bė me nderimi e respekt tė madh nga populli i zonave Reē, Zall-Dardhė, Kalis, Vilė, Sllovė, Kala e Dodės, si shenjė mirėnjohje e respekti pėr punėn e shėrbimin e kualifikuar e kurdoherė tė papėrtuar qė ai u kishte kryer.
Por Xhavitin lufta e klasave e ndoqi edhe pas vdekjes. Megjithėse ai ra nė krye tė detyrės, siē ėshtė e shėnuar edhe librezėn e punės dhe u mbajt fjalimi me rastin e varrimit ku theksohej se ai kishte rėnė nė krye tė detyrės dhe premtohej se do tė vlerėsohej figura dhe akti i tij ( dhe pėr kėso lloj vdekjesh ishte nė modėn e sistemit komunist pėr t’i shpallur dėshmor e heronj tė punės), nė rastin e Xhavitit nuk ndodhi kėshtu, sepse organizata e Partisė e Zall-Kalisit, sipas zanatit vjetėr tė intrigantėve tė saj, dėrgoi menjėherė karakteristikėn, ku thuhej se Xhevitit ishte i biri i oficerit tė shkolluar nė Itali dhe se nuk ishte dakord qė tė vlerėsohej, sipas mėnyrės sė atij sistemi. Madje as kėrkesa e njėrit prej vėllezėrve, edhe pse i qe drejtuar kupolės sė Partisė sė Punės , pėr tė shkuar pėr studime nė Fakultetin e Mjekėsisė, pėr tė zėvendėsuar Xhavitin, gjė qė ishte modė e asaj kohe, po pėr shkaqe politike, nuk u miratua, duke i thėnė se bursat e studimit jepeshin nga “baza” dhe duhej t’i drejtohej asaj!
Faksimile e Titullit "Qytetar Nderi"
Por, edhe pse politika nuk e bėri detyrėn e saj, nė kujtesėn e popullit qė i shėrbeu, ai edhe sot, pas 30 vitesh ėshtė i gjallė, si atė ditė. Nuk mund tė harrohet kurrė nga askush profesionalizmi i tij nė kryerjen e detyrės, nuk mund tė harrohet kurrė pėrkushtimi i tij, si i rrallė kujt nė shėrbim tė tė sėmurėve. Nuk mund tė harrohet kurrė guximi dhe kuraja profesionale e tij.... Nuk mund tė harrohet as humanizmi i pashoq i Xhavit Dacit.
Gjithkush e di se Xhaviti nuk kishte ditė e natė qė tė mos shkonte nė urgjenca, tek sėmurėt qė lėndonin nė fshatrat dhe skajet e zonave ku shėrbente, si dhe tė zonave fqinje. Ndodhnin dhe dy-tri urgjenca nė njė natė, edhe pse bora, acari, shiu dhe tė ftohti nuk lejonin shoqin tė dalė te shoqi. Pėr tė qenė kurdoherė pranė tė sėmurėve, ai, kurrė nuk kreu leje tė zakonshme e nuk bėri ditė pushimi pranė familjes. Dhe kur e niste njė festė a njė gėzim nė familje, ajo i ndėrpritej nė mes, sepse njerėzit e rraskapitur nga varfėria, mungesa e ushqimit dhe puna e tejlodhshme sėmureshin pėr ditė e orė dhe kėrkonin ndihmė tė kualifikuar mjekėsore. Rrogėn e tij gjithnjė e bėnte ilaēe pėr tė sėmurit dhe nuk ka njė rast qė tė ketė marrė dy qindarka prej ndokujt. Diagnozėn e tij s’e diskutonte njeri. Qe dhe tepėr i guximshėm. Pėr shembull, Q.F. dhe S.E. , kur qenė tė vegjėl, i zuri Difeteria dhe vdekja pėr ta , nė kushtet kur ata ishin 5 orė larg spitalit dhe ndihmės sė kualifikuar, ishte e pashmangshme. Por doktor Xhaviti nuk i la nė thonjtė e vdekjes. Qė tė dy ia rrėmbeu vdekjes dhe i mbajti pėr kėtė botė. Ai i operoi nė grykė nė kushte shėrbimi ambulator (edhe sot e kanė shenjėn e kėtij operacioni) dhe shpėtuan pėr mrekulli. Ata sot jetojnė tė shėndetshėm dhe e kanė mbushur shtėpinė plot fėmijė, nipėr e mbesa.... Kush e ka bėrė kėtė gjė qė bėri “ i deklasuari “Xhavit Daci!
z.HAJRI BEGU, SEKRETAR I PĖRGJITHSHĖM I PREFEKTURĖS DUKE FOLUR NE CEREMONINĖ KUSHTUAR XHAVIT DACIT
Sa qe gjallė Xhavit Daci qe i tė gjithėve. Edhe sot, 30 vite pas vdekjes fatale, ėshtė i tė gjithėve. Atė e lartėsoi dhe e bėri tė pavdekshėm dashuria pėr kėta njerėz. Ai dha jetėn , nė emėr tė jetės. Ai vdiq pėr jetėn e tė tjerėve.
Prandaj, pėr tė gjithė kėto, Kėshilli i Komunės Reē, me vendimin nr.2, datė 12.02.2008, me rastin e ditėlindjes sė tij, e shpalli Xhavit Dacin “Qytetar Nderi” tė Komunės. Megjithėse vonė, e mira nuk tretet. Edhe pas tridhjetė vitesh, pėrsėri pėr familjarėt , miqtė, kolegėt e shokėt, lotė e heshtje. Por kėtė herė lotė malli tė krenarishėm e falėnderime. U nderua i duhet nderuar. Jeta dhe vepra e tij u bė lapidar. Tre vėllezėrit e tij Ibrahimi, Fatosi, Naimi dhe motra e tij-Liria kanė tė drejtė tė jenė krenar pėr tė. Tė katėr vajzat e tij, qė u rritėn nėn kujdesin e nėnė Sabihates-Vjollca (financiere), Anita (mjeke), Irena ( agronome) dhe Ermira (mėsuese) janė krenare pėr babain e tyre, qė qe i tė gjithėve dhe mbeti i tė gjithėve…
Dhe pyes: A nuk do tė ishte mirė qė emrin e kėtij njeriu, kėtij humani, ta kishte njė qendėr shėndetėsore apo spital? Sa e merituar do tė ishte edhe kjo!



© Albanian Students Info , botuar nė Gazetėn "Dibra" dhe nė Gazetėn "Ndryshe" : http://www.ndryshe.com/mat.php?idm=10710&l=a
_________________
Pėrkohėsisht "me pushime"


Edituar pėr herė tė fundit nga m.daci06 nė 22.05.08 12:16, edituar 2 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Goto down
m.daci06
Stafi
Stafi


Gender:MaleVirgoBuffalo
Age : 22
Anėtarėsuar : 15 Feb 2007
Mesazhe : 689
Vendndodhja : Tirane
Profesioni : disa...
Respektimi i Regullores : http://i34.servimg.com/u/f34/11/14/55/92/111010.png

MesazhTitulli: Re: Xhevit Daci, Qytetari i Nderit,qė dha jetėn nė emėr tė jetės   22.05.08 11:52

ZOTI RUFAT SHOTI, KRYETAR I KOMUNĖS REĒ, DUKE LEXUAR MOTIVACIONIN E KĖSHILLIT TĖ KOMUNĖS

PAMJA E PJESSHME E SALLĖS

MEMORIALI KUSHTUAR XHAVITIT NĖ VENDNGJARJE

NJĖ KUJTIM I FAMILJARĖVE DHE TĖ FTUARĖVE TEK MEMORIALI , KU FOLI Z.HAN MARKU, KRYETAR I KĖSHILLIT TĖ KOMUNĖS

_________________
Pėrkohėsisht "me pushime"
Mbrapsht nė krye Goto down
Xhevit Daci, Qytetari i Nderit,qė dha jetėn nė emėr tė jetėsShiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Studentet Shqiptare Info :: Forumi i Lajmeve :: Lajmet e portalit-
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės