Darushi Dardan Daci-The voice of Albanian Students


   Age : 22 Anėtarėsuar : 14 Feb 2007 Mesazhe : 1297 Vendndodhja : Tirane Profesioni : Student Respektimi i Regullores : 
| Titulli: Leter e nje emigranti 28.05.08 13:00 | |
| Po tė lė popull italian. Tė pėrshėndes e tė uroj gjithė tė mirat, mbetsh mirė Itali, ndoshta rishihemi serish.
Versioni italian i kesaj letre na ka mberritur ne adresen e redaksise se albanian news. Mund ta lexoni duke klikuar ketu ne italisht, ose vazhdoni leximin ne shqip
U diplomova para disa muajsh me nota tė mira, dhe mendoja tė vazhdoja tė jetoja ketu. Jam njė djalė i huaj, ska rėndėsi nga ku. Menjėherė pas diplomės gjeta punė. Per fat tė keq shefi im kėrkonte prej meje 12 mijė euro per kthimin e lejes sė qėndrimit pėr motive studimi nė leje qėndrimi pėr punė. Me pak fjalė duhet tė isha skllav i tij pėr 12 muaj, pėr tė fituar njė tė drejtė qė sipas ligjit tashmė mė pėrket. Nuk pranoj, nuk mundem.
Kėsaj here po dorėzohem. E desha kėtė vend, kishat e bukura (dhe pse jam i njė tjetėr feje), verėn e mirė, vajzat e bukura dhe intelektualėt tuaj. Kam parė njė koncert te Ligabue-s, kur ėshtė dashur kam dhėnė dhe gjak, kam punuar si barist - nė tė zezė -, e lexoj ēdo ditė La gazzetta dello Sport. Por nuk jetohet mė kėshtu, unė nuk jetoj dot mė kėshtu. Nė kėto pesė vjet qė kam kaluar kėtu kam dėgjuar sharje tė ēdo lloji, pėrdhunues, hajdut, ricettatore, vrasės, larės xhamash, pezzo di merda, bingo-bongo, cigan, negėr dhe tė tjera qė tani nuk mė kujtohen. Por unė nuk kam vrarė njeri, as pėrdhunuar, as vjedhur.
Nė Bergamo disa naziskinė, ose neofashistė ose ku ta di unė, mė rrahėn pėr vdekje pėr shkak tė ngjyrės sė lėkurės sime. Unė veē kurrė nuk kam urryer bergamaskėt pėr kėtė. Nuk mundem. Mė kanė akuzuar qė isha pa strehė, qė per tė jetuar merresha me gjėra te dyshimta e qė isha i papunė, kur studioja, dhe kur fillova tė punoj mė kritikonin se u kisha vjedhur punėn italianėve. Absurde!
Kuestura ende nuk ka rinovuar lejen time tė qėndrimit. Kam dorėzuar dokumentet nė qershor te 2007 dhe mė kanė caktuar njė takim nė datėn 31 mars tė 2009, nė orėn 12:41. Pyesni ministrin e brendshem, ai ndoshta mund tju sqarojė mė mirė situatėn.
Po ju lė atėherė, ndonėse il Belpaese do mbetet nė zemrėn time. Por, nėse mė lejoni tjua them, kini kujdes. E kaluara ju kujton se keni njė eksperiencė tė keqe pas krahėve, atė tė ligjeve racore. Ju lutem, lexoni historinė dhe pastaj njė gazetė ose lajmet, e ndoshta do kuptoni qė ėshtė e njėjta urrejte e verbėr, dhe kam frikė se kjo i ka arritur tashmė kufijtė e civilitetit dhe demokracisė.
Po pėrdor fjalėt e njė kėnge pėr tju thėnė qė ju kam dashur fort, tani po iki, kam qenė njė extracomunitario, kisha njė ėndėrr, mirupafshim Itali, mbetsh mire
.
Me keqardhje tė madhe
Njė ēfarėdo
www.albanianews.it _________________ www.daci-lawfirm.com Ju mirepresim tek "Daci' Law Firm/ Studio Ligjore "Daci' |
|