Tirane- Prokuroria e Tiranes ka nisur hetimet per 19 kufomave, te cilat u gjeten ne nje varr masim ne kembet e malit te Dajtit. Instituti i mjekesise ligjore, pritet qe te kryeje edhe analizat e ADN-se, per te pare se kujt i perkasin eshtrat e gjetura ne varrin masiv. Burime nga mjekesia ligjore, kane bere me dije se dje nje oficer i policise gjyqesore ka derguar ne Institutin e Mjekesise Ligjore, 11 thase, ne te cilen gjenden eshtrat e kufomave. Burimet kane bere me dije se nuk eshte kryer asnje veprim mbi ta, pasi nuk ka mberritur urdheri nga prokuroria e Tiranes. Mesohet se paraditen e sotme, prokuroria do te jape urdherin per te kryer analizat e ADN-se per 19 kufomat e gjetura. Do te jete mjekesia ligjore, e cila do te beje matjet e kockave, do te gjeje me perafersisht kohen se kur keta te fundit jane vrare. Po ashtu mjekesia ligjore do te kryeje edhe analizat e ADN-se ne menyre te tille qe te percaktohet edhe se kujt i perkasin eshtrat. Pritet qe nga ekspetiza mjeko-ligjore te arrihet edhe ne nje konkluzion se me cfare arme jane vrare. Po ashtu prokuroria e Tiranes do te nise edhe kontrollet e saj, per te pare se ku mund te jene ekzekutuar 19 personat, kufomat e te cileve jane gjetur pas kaq vitesh ne Dajt. Sipas burimeve nga prokuroria eshtrat e te vrareve, kane dale ne drite ne muajin nentor te vitit 2009, ku Agron. H. i cili perpiqej te lokalizonte eshtrat e babait te tij, duke germuar ka zbuluar nje varr masiv, i cili shtrihej ne nje siperfaqe toke 100 deri 150 m2. Sasia e madhe e kockave, ka bere qe personi t'i drejtohet per ndihme arkivave te Ministrise se Brendshme dhe Institutit te Mjekesise Ligjore, te cilet pasi kane kryer germimet i kane futur eshtrat e personave te pushkatuar me nje plumb pas koke, ne disa qese duke i transportuar me pas ne morgun e kryeqytetit. Aktualisht identiteti i tyre nuk dihet, por dyshohet se eshtrat mund te jene te te denuarve politike, te cilet mund te jene vrare me pare dhe mund te jene rivarrosur me pas ne ate zone. Nderkohe te pyetur nga gazeta burimet prane arkivit te Ministrise se Brendshme thane se vendi ku u zbulua varri masiv, nuk ka qene nje vend ekzekutimi, pasi nga te dhenat qe ata kane, rezulton se pushkatimi i te denuarve politike behej disa kilometra me larg se vendi ku u gjet varreza masive. Sipas tyre, kockat qe jane gjetur afer Linzes, ka shume gjasa qe t'i perkasin personave qe ne periudhen e komunizmit, cilesoheshin si kriminele. Keta mund te jene diversante qe vepronin ne formen e bandave kriminale dhe qe ne vitet 1975-1979, ndiqeshin nga agjentura shteterore, qe drejtohej prej ish-ministrit te Brendshem te asaj kohe Kadri Hazbiu. Pritet qe ne ditet ne vazhdim, prokuroria te kryeje keqyrjen serish te vendit te ngjarjes, per te pare nese kufomat e gjetura jane ekzekutar ne ate vend apo jo.
Hetimi
Prokuroria e Tiranes do te nise edhe kontrollet e saj, per te pare se ku mund te jene ekzekutuar 19 personat, kufomat e te cileve jane gjetur pas kaq vitesh ne Dajt, nje nje varr masiv, i cili shtrihej ne nje siperfaqe toke 100 deri 150 m2.
Vec 19 eshtrave, gjendet edhe nje kafke njeriu
Policia e kryeqytetit ka gjetur dje pervec kufomave te gjetura nga familjaret edhe nje kafke njeriu. Mesohet se kafka eshte derguar ne Institutin e Mjekesise Ligjore ku do t'i nenshtrohet ekzaminimeve te metejshme. Po ashtu policia ben me dije edhe vendin e sakte ku jane gjetur eshtrat, pikerisht ne nje lugine ne fshatin Qerret Komuna Dajt, ne afersi te vendstrehimit per kohe lufte te Ish Komitetit Ekzekutiv Tirane. Per kete ngjarje jane pyetur ne cilesine e personit qe ka dijeni per rrethana te hetimit, pjesetare te familjeve te viktimave te ish-regjimit komunist, qe kane bere kerkime per gjetjen e te afermve te tyre te pushkatuar. Nen drejtimin e Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane dhe ne bashkepunim me Institutin e Mjekesise Ligjore, vazhdon puna per keqyrjen e te gjithave eshtrave dhe mbetjen kockore, te cilat ndodhen ne morgun e Tiranes. Policia e kryeqytetit ben me dije se puna eshte duke vazhduar duke kryer ekzaminime te tjera kriminalistike, mjekoligjore, ai dhe antropologjike ne menyre te tille qe te behet edhe identifikimi i ketyre kufomave te gjetura ne kete varr masiv.
[/justify]




















No Comment.