Albanian Students Info
Albanian Students Info

Identifikohu

Harrova fjalkalimin

Our Facebook Page

Lajme-Studentet

Tema Fundit

» SHBA-Rusi, pranė marrėveshjes pėr armėt bėrthamore
nga A.Daci 19.03.10 16:41

» Lideri i opozitės nė Maqedoni, Cėrvekovski fton pėr debat pu
nga A.Daci 18.03.10 12:34

» Do tė ndihmojmė Greqinė
nga A.Daci 17.03.10 16:05

» te cup pak?
nga Dardani 16.03.10 21:38

» foto te webmasterit
nga Dardani 16.03.10 21:37

» Berisha: Kutite i hap vetem prokuroria
nga A.Daci 16.03.10 10:09

» Formula 1, Ferrari starton me dopiete ne Bahrein
nga Dardani 14.03.10 21:27

» Njezet femrat me seksi te dekade
nga Dardani 14.03.10 21:23

» Formula 1, Vettel ne Pole Position
nga Dardani 14.03.10 12:22

» Krize me Carla-n? Sarko injoron fjalet
nga Dardani 14.03.10 12:20

» Big Brother, perfundon aventura e Rrezartes
nga Dardani 14.03.10 12:19

» “SHISH”, Rama: Nuk do te lejojme miratimin e ligjit
nga Dardani 14.03.10 12:18

» Meta, vizite ne Presheve
nga Dardani 14.03.10 12:17

» Kerkoj te dashur”, prezantohen mijera
nga Dardani 14.03.10 12:12

» Vrasja ne Shkoder, kerkime per autoret
nga Dardani 14.03.10 12:11

» Guide - Matura 2010 (Programe orientuese, koeficientet, etj)
nga Dardani 12.03.10 21:19

» Universitetet drejt autonomise se plote financiare
nga Dardani 12.03.10 20:57

» Edukate seksuale ne shkolle: mendon se do ishte e nevojshme?
nga Dardani 12.03.10 20:44

» Boshti i Jugut, starton vepra mė e madhe e 4 vjeēarit
nga A.Daci 12.03.10 17:41

» Kerkoj disa tema per hartim.
nga Dardani 11.03.10 18:04

» Jetmiri ketu
nga Dardani 11.03.10 18:03

» Universiteti i Tiranės, kuotat e pranimeve pėr studentėt e r
nga A.Daci 10.03.10 12:49

» video-t me te mira 2009 (shqip)
nga Dardani 02.03.10 23:48

» PĖR KUOTAT E PRANIMIT DHE TARIFAT E SHKOLLIMIT NĖ INSTITU...
nga Dardani 27.02.10 20:51

» Libraria Ligjore
nga Dardani 27.02.10 20:49

» Provimet e lirimit, shpallen programet e reja orientuese
nga A.Daci 27.02.10 16:20

» Matura Shtetėrore, shpjegohet formula
nga Dardani 26.02.10 15:48

» Matura Shtetėrore, ja datat e provimeve
nga Dardani 26.02.10 15:46

Sondazh

Edukate seksuale ne shkolle: mendon se do ishte e nevojshme?

 
 
 
 

Shiko rezultatin

Kėrko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search


Logged as Anonymous. Hera e fundit qė vizituat

You are not connected. Please login or register

Posto temė tė re  Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Dardani


Webmaster
Webmaster

TIRANĖ- Kreu i PS-sė, Edi Rama, njėherėsh kryetar i bashkisė sė kryeqytetit i ėshtė drejtuar Prokurorisė sė Pėrgjithshme me njė padi ndaj Sali Berishės pėr shpifje dhe fyerje pėr shkak tė detyrės. Pas valės sė fjalimeve fyese nė adresė tė tij dhe familjes, Rama ka kėrkuar nga Prokurorja e Pėrgjithshme legjitimimin e tė dėmtuarit nė cilėsinė e paditėsit civil nė procesin penal ndaj Berishės, me qėllim shpėrblimin e dėmit tė shkaktuar. Padia penale eshte dorezuar sot nga avokatet Arian Salati dhe Eno Bushi.

Vetėm pak ditė mė parė, nėna e tij, Aneta Rama iu drejtua Gjykatės sė Tiranės me padi ndaj Berishės.

Mė poshtė mund tė lexoni tė ploptė padinė e Ramės:

K A L L Ė Z I M
KALLĖZUESI : Edi Rama, i biri i Kristaqit , i vtl. 1964, lindur dhe banues nė Tiranė, me adresė PSSH, Sheshi "Austria", nr. 91.

KUNDĖR : Sali Berisha, i biri i Ramės, i vtl. 1944, lindur nė Viēidol, Tropojė dhe banues nė Tiranė, me adresė Kėshilli i Ministrave i RSH, Blv. "Dėshmorėt e Kombit", Tiranė.

ME OBJEKT : 1) Regjistrimin e procedimit penal dhe fillimin e hetimeve ndaj shtetasit Sali Berisha, pėr kryerjen nė dėmin tim tė veprave penale tė shpifjes dhe tė fyerjes pėr shkak tė detyrės, tė kryera botėrisht, parashikuar nga nenet 240/2 dhe 239/2 tė Kodit Penal;

2) Legjitimimin e tė dėmtuarit nė cilėsinė e paditėsit civil nė procesin penal ndaj tė kallėzuarit prej meje, me qėllim shpėrblimin e dėmit tė shkaktuar.

BAZA LIGJORE : Nenet 58, 75/b, 284 dhe 62 tė KPrP.

PROKURORISĖ SĖ PĖRGJITHSHME

T I R A N Ė

Zonja Prokurore e Pėrgjithshme,

Nė cilėsinė e personit tė dėmtuar nga vepra penale e kryer, kallėzoj me anėn e kėtij akti shtetasin Sali Ram Berisha, me detyrė Kryeministėr i Republikės sė Shqipėrisė, pasi nė mėnyrė tė pėrsėritur dhe botėrisht ka konsumuar, nė dėmin tim, veprat penale tė shpifjes pėr shkak tė detyrės dhe tė fyerjes pėr shkak tė detyrės si Kryetar i Partisė Socialiste tė Shqipėrisė dhe Kryetar i Bashkisė sė Tiranės, parashikuar pėrkatėsisht nga nenet 240/2 dhe 239/2 tė Kodit Penal.

Veprat e mėsipėrme janė konsumuar nė Kuvendin e Shqipėrisė, gjatė fjalės sė mbajtur nė seancėn plenare tė datės 26.11.2009 dhe nė konferencėn pėr shtyp tė dhėnė nė datėn 02.12.2009.

I. Gjatė fjalės sė mbajtur nė datėn 26.11.2009 nė Kuvendin e Shqipėrisė, deputeti Sali Berisha ka pėrhapur botėrisht thėniet e mėposhtme, tė cituara nė vijim nė ligjėratė tė drejtė :

1. "Cili ėshtė ai burrė qė bashkėshorten e vet e akuzon se e ka djalin me tė atin e tij ...? Zoti Rama, thuaju shqiptarėve cili ėshtė ai baba qė i mohon djalit kafshatėn e gojės? Ēfarėdo qė tė ketė bėrė djali, kafshata nuk mohohet! Aq mė tepėr qė ai ka qenė i vogėl, i mitur..." Nė vijim tė sulmeve shpifėse ai artikulon frazėn: "Ti akuzon babėn si baba tė djalit!". Pohoj me bindje e pėrgjegjėsi tė plotė para ligjit e shoqėrisė pėrmbajtjen shpifėse tė kėtyre frazave qė nuk kanė absolutisht asgjė tė vėrtetė. Unė nuk kam bėrė e as ēuar kurrė ndėrmend akuza tė tilla tė pėrbindshme, tė cilat i hedh poshtė me neveri, kurse djalit tim i kam blatuar tė gjithė dashurinė, kujdesin dhe ndihmėn e nevojshme pėr t'u rritur dhe edukuar normalisht.

2. Duke shpifur pėr gjoja devijime tė jetės sime intime, i kallėzuari nxjerr fjalėt e mėposhtme : "Zoti Rama, cili ėshtė ai burrė i cili ngrihet nga shtrati i sė shoqes nė kullėn e Myslym Pezės dhe shkon nė shtratin e Dashit dhe e detyron gruan e tij tė largohet natėn e lemeritur?". Kjo ėshtė njė tjetėr shpifje e pashembullt qė meriton tė gjithė neverinė time, por edhe ndėshkimin e ligjit.

3. I kallėzuari shpif edhe pėr gjoja dhunė tė pėrdorur prej meje nė publik ndaj bashkėshortes: "Zoti Rama, mė thuaj, cili ėshtė ai burrė qė e rreh si kafshė te Piazza dhe i mbush fytyrėn me gjak bashkėshortes nė prani tė personaliteteve shqiptare dhe kosovare?". S'ka absolutisht asgjė tjetėr pėrveē shpifjes edhe nė monstruozitetin e sipėrcituar dhe nėnvizoj se kurrė, nė asnjė rast dhe pėr asnjė arsye, jeta ime s'ka pasur tė bėjė me dhunėn ndaj kujtdoqoftė.

4. Duke iu drejtuar nėnės sime Aneta Rama, i kallėzuari Sali Berisha shqipton fjalėt e mėposhtme: "Tani do t'i them zonjės: kam shumė respekt pėr ty po do ishte nė nderin tėnd dhe tė integritetit tėnd qė t'u tregosh shqiptarėve qė e ke mjekuar djalin tėnd 10 vjet pėr skizofreni! ... dil me kurajo si nėnė shqiptare dhe thuaju tė vėrtetėn, e ngrihu mbi sentimentet e njė djali qė tė ka nxjerrė me lecka, nga shtėpia e tij, me rroba gjumi nė pazar." Nė shpifjet e mėsipėrme qė Sali Berisha i pėrhap publikisht si tė dhėna pėr qėllimin e tij tė ulėt tė diskreditimit tė personit tim publik, duke cėnuar rėndė e nė mėnyrė tė pafalshme edhe dinjitetin e nėnės sime, jo vetėm nuk ka kurrėfarė tė vėrtete, po ka njė urrejtje veēanėrisht tė patolerueshme pėr dikė qė flet nga foltorja e parlamentit.

5. Duke mė akuzuar deri edhe pėr lidhje me botėn e krimit dhe si vrasės i Denis Ginės, i kallėzuari nxjerr deri edhe fjalėt e mėposhtme: "I nise aferat me Denis Ginėn, i cili u vra nė njė rrethim me policinė. E vranė me antitank... (pauzė) ...pėr hir tė sė vėrtetės, tė mė falė zonja (ėshtė fjala pėr Zj. Rudina Magjistari) po mori pėr burrė, vrasėsin e burrit tė parė! Kjo ėshtė e vėrteta, ti themi kėto gjėra, jemi shqiptarė! Dhe iu desh kohė qė tė kuptonte. Iu desh qė ta pėsonte pėr tė kuptuar gabimin qė kishte bėrė!". Nuk gjej fjalė pėr tė shprehur indinjatėn time pėr ultėsinė e pashoqe ku ka zbritur i kallėzuari qė artikulon tė tilla perversitete, por theksoj, gjithnjė me pėrgjegjėsi tė plotė ligjore e morale, karakterin shpifės kriminal tė kėtyre sajesave fundekrye, tė cilat nuk ėshtė hera e parė qė deputeti Sali Berisha i kumton publikisht dhe pėr tė cilat kėrkoj hetimin e gjykimin deri nė fund nga ana e drejtėsisė.

6. Nė vijim tė akuzave tė tė njėjtės natyrė, pėr lidhje tė fantazuara nga deputeti Sali Berisha me persona tė akuzuar nga drejtėsia pėr krime tė rėnda, i kallėzuari shprehet: "Zoti Rama, cilat janė lidhjet e tua me Aldo Baren. Transkriptimet flasin se mes tij dhe Dondollakut ti firmos si njė bajloz." Dhe mė tutje shton akuzat duke mė quajtur kreun e njė mafieje tė supozuar prej tij duke thėnė shprehimisht: "Unė tė jap fjalėn qė me atė vullnet e me atė pėrkushtim qė jam pėrballur nė vitin 1990-91 me njė sistem qė duhej shembur po me atė vullnet tė hekurt dhe vendosmėri pėrballem sot me mafian qė ti kryeson!". E konsideroj absolutisht tė domosdoshme transparencėn e plotė lidhur me kėto shpifje shumė tė rėnda, tė cilat bashkojnė emrin tim me emra personash qė s'kanė pasur tė bėjnė kurrė me mua, nė asnjė mėnyrė, rrugė apo rast.

7. I kallėzuari shpif duke insinuuar paturpėsisht: "Cila ėshtė arsyeja pse Fideli brilanton flokėt dhe nuk tė ndahet? Eshtė vetėm intime? Nuk besoj se ėshtė vetėm intime, jo... Sepse nuk ka dashuri tė pėrjetshme.. E ka tjetėrkund hallin ai. Unė do jua them shqiptarėve.". E sfidoj deputetin Sali Berisha t'u tregojė shqiptarėve gjithshka ai di lidhur me personin tim duke i vėnė drejtėsisė nė dispozicion ēdo fakt qė ka dijeni apo provė qė disponon, pėr tė mbėshtetur kėto turpe qė ka nxjerrė nga goja duke shpifur pėr shkak tė detyrės.

II. Sulmet e tij shpifėse ndaj personit tim i kallėzuari i pėrsėriti botėrisht edhe nė konferencėn e tij pėr shtyp tė datės 02.12.2009. Duke pėrmendur me emėr biznesmenė tė ndryshėm, ai pėrhapi ndaj meje sulme shpifėse me pretendimin se sipėrfaqe tė caktuara ndėrtimi janė dhėnė me firmėn time nė dhunim tė ligjeve tė shtetit.


Nė vijim po riprodhoj nė ligjėratė tė drejtė:

"Ilir Mata ka me firmėn e Edi Ramės 21.350 metėr katror leje ndėrtimi. Nė njė vendim 11 mijė metėr katror, nė tjetrėn 9700, e tenderė tė tjerė. Tė gjitha janė nė dhunim tė pronave e ligjeve. ... Fidel Ylli, 4.320 metėr katror sipėrfaqe, me firmė tė Kryetarit Edi Rama, 21.532 metėr katror, nė vitin 2008, e tėra nė dhunim tė hapur tė ligjeve, me firmė tė Kryetarit Edi Rama, sipėrfaqja tjetėr e Yllit tė partisė, Fidelit tė Ramės, 21.532 metėr katror, me firmė tė Kryetarit Edi Rama..."

Po nė kėtė konferencė pėrmenden edhe biznesmenė tė tjerė dhe sipėrfaqe tė tjera ndėrtimi qė, nė kontekstualitetin e kėtij prononcimi publik, aludohet se janė dhėnė prej meje nė shkelje tė ligjeve tė shtetit. I kallėzuari, nė tė gjithė tekstin e konferencės sė lartpėrmendur pėr shtyp, mė vendos mua kallėzuesin nė krye tė njė grupimi qė, sipas tij vepron sipas rregullave tė mafies.

Nė kėto pohime nuk ka asgjė tė vėrtetė, ato janė shpifje fund e krye, tė pėrhapura me qėllimin pėr tė dėmtuar emrin dhe respektin qė unė gėzoj ndėr votuesit e forcės politike qė drejtoj dhe nė shoqėrinė shqiptare nė pėrgjithėsi.

Kėrkoj nga Ju tė administroni tė gjithė dokumentacionin e nevojshėm qė vėrteton qė Kryetari i Bashkisė nuk ėshtė autoriteti i ngarkuar nga ligji pėr tė dhėnė leje apo sipėrfaqe ndėrtimi dhe nuk ka dhėnė tė tilla. I kallėzuari prej meje e di mjaft mirė kėtė, por ka qėllim tė deformojė me sulme shpifėse personalitetin tim publik.


Zonja Prokurore e Pėrgjithshme,

Thėniet e cituara mė sipėr, tė pėrhapura nga Sali Berisha botėrisht dhe nė mėnyrė tė pėrsėritur, pėrmbajnė tė gjitha elementet e veprės penale tė shpifjes pėr shkak tė detyrės.

Thėniet e mėsipėrme jo vetėm janė krejt tė pavėrteta, por nuk kanė as karakter tė pėrgjithshėm. Janė thėnie me pėrmbajtje konkrete, qė prekin padrejtėsisht dhe qėllimisht aspekte tė jetės sime private dhe publike.

Ato plotėsojnė gjithashtu, tė gjitha elementet subjektive tė veprės penale tė konsumuar duke qėnė se unė jam kryetari i partisė mė tė madhe opozitare. Kėto thėnie u artikuluan nė formė sulmesh publike fill pas protestės sė madhe popullore pėr grabitjen e votave nga ana e pushtetit qė drejton i kallėzuarit Sali Berisha. Eshtė krejt e qartė se kėto sulme shpifėse bėhen pėr shkak tė detyrave institucionale dhe shtetėrore qė unė kryej, duke synuar tė dėmtojnė personalitetin njerėzor e politik tė kundėrshtarit nė opozitė.

Thėniet me pėrmbajtje shpifėse janė pėrhapur publikisht dhe nė mėnyrė tė pėrsėritur. Ky ėshtė fakt i njohur botėrisht.

Faktet e mėsipėrme provojnė se i kallėzuari Sali Berisha i ka konsumuar plotėsisht elementėt e krimit tė shpifjes pėr shkak tė detyrės, tė kryer botėrisht dhe mė shumė se njėherė, parashikuar nga neni 240/2 i Kodit Penal.

# # #

Sulmet shpifėse tė Sali Berishės ndaj personalitetit tim shoqėror, nė pjesė tė veēanta tė fjalimeve tė tij publike, bashkėshoqėrohen edhe me fyerje tė hapura ndaj personit tim.

I kallėzuari, i akuzuar publikisht prej meje si kryetar i opozitės pėr manipulim tė votės sė shqiptarėve nė zgjedhjet e 28 qershorit, nuk ėshtė nė gjendje tė kontrollojė fjalėt dhe nuk ndalet vetėm nė sulmet me qėllim diskreditimin e rolit tim publik. Ai synon edhe cėnimin e nderit dhe dinjitetit vetjak me anėn e sulmeve fyese, tė kryera faqe deputetėve tė Kuvendit, pėrfaqėsuesve tė mediave pamore dhe tė shkruara si dhe pėrballė opinionit tė gjerė publik.


Nė vijim, po citoj kėto sulme fyese nė ligjėratė tė drejtė:

"Por ti je njė pėrbindėsh... Nga tė gjithė politikanėt shqiptarė ti je skllav i krimit... Provoje... vazhdo se do jetė si pėr ata burrat me klimaks, po ti ke qenė me klimaks tėrė jetėn, ti ke lindur me klimaks... Nuk mund tė zgjidh unė botėn tėnde hormonale..."

Etiketime tė tilla tė qėllimshme nuk ka dyshim qė janė kryekėput ēnjerėzore dhe cėnojnė nderin e dinjitetin tim njerėzor. Ato janė artikuluar botėrisht dhe nuk kanė karakter privat, karakteri i tyre ėshtė pėr shkak tė detyrės sime institucionale si Kryetar i forcės mė tė madhe opozitare dhe tė detyrės shtetėrore si Kryetar i Bashkisė sė Tiranės. Beteja ime me Sali Berishėn nuk kryhet pėr ēėshtje private, por pėr ēėshtje tėrėsisht publike dhe me interes tė gjerė shoqėror, ndaj edhe sulmet e tij fyese ndaj meje duhet tė cilėsohen si tė konsumuara pėr shkak tė detyrės.

Lidhur me sa mė sipėr, kėrkoj qė Prokuroria e Pėrgjithshme t'i kėrkojė Kuvendit tė Shqipėrisė autorizimin pėr tė proceduar kundėr Sali Berishės, pėr shkak se ai ka konsumuar veprat penale tė shpifjes pėr shkak tė detyrės dhe tė fyerjes pėr shkak tė detyrės, tė parashikuara pėrkatėsisht nga nenet 240/2 dhe 239/2 tė Kodit Penal.

Gjithashtu, nė mbėshtetje tė nenit 62 tė KPrP kėrkoj qė tė legjitimohem nė cilėsinė e paditėsit civil nė procesin penal me qėllim mbrojtjen e interesave tė mia nė proces dhe shpėrblimin e dėmit tė shkaktuar nga veprat penale tė kryera nė dėmin tim nga i kallėzuari Sali Berisha.

Bashkėlidhur kėtij kallėzimi:

- Njė kopje elektronike dhe tė printuar fjalėn e tė kallėzuarit nė Kuvendin e Shqipėrisė si dhe fjalėn nė konferencėn e shtypit nė foltoren e Kryeministrisė.

- Kopje tė gazetave tė mėposhtme, tė datės 27.11.2009, tė cilat kanė pasqyruar fjalėn e Z. Berisha nė Kuvendin e Shqipėrisė si mė poshtė :

- Gazeta "Rilindja Demokratike",

- "Gazeta Shqiptare"

- Gazeta "Panorama",

- Gazeta "Korrieri",

- Gazeta "Shekulli".


- Kopje tė gazetave tė mėposhtme tė datės 03.12.2009 tė cilat kanė pasqyruar fjalėn e Z. Berisha nė konferencėn e shtypit nė foltoren e Kryeministrisė si mė poshtė :

- "Gazeta Shqiptare"

- Gazeta "Shekulli",


- Gazeta "Shqip",

- Gazeta "Korrieri",


- Gazeta "Koha Jone".

Me respekt,
Kallėzuesi

Edi Rama 
 


Nė cilėsinė e Kryetarit tė PSSH dhe tė Kryetarit tė Bashkisė sė Tiranės 


***********


Ne daten 18 shtator nena e Edi Rames iu drejtua gjykates me padi ndaj Berishes.

TIRANĖ - Nėna e Edi Ramės vendos tė thyejė heshtjen pėrpara shpifjeve tė kryeministrit Berisha. Aneta, gruaja emri i sė cilės ėshtė pėrfolur nga kryeministri nė ēdo dalje publike i ėshtė drejtuar dje Gjykatės sė Lartė. Ajo ka zgjedhur rrugėn ligjore pėr tu pėrballur me njeriun qė pėr vite me radhė e ka sulmuar publikisht.


Aneta Rama shpjegon nė padinė e saj marrėdhėniet me tė birin dhe tregon ndjesitė e njė nėne qė pėrbaltet pothuajse ēdo ditė nga politika shqiptare. "Thėniet e kumtuara prej Sali Berishės nga tribuna e Kuvendit tė Shqipėrisė janė tė krijuara prej tė akuzuarit pėr qėllimet e tij.


Kėto "fakte" janė tėrėsisht tė pavėrteta, nuk i pėrgjigjen asgjėkund realitetit", - thuhet nė padinė e znj. Aneta Rama. "Shekulli" publikon tė plotė padinė e shkruar nga nėna e kryetarit tė Partisė Socialiste, Edi Rama.


E nderuar zonja Kryetare!


Nė cilėsinė e personit tė dėmtuar nga vepra penale e kryer, me anėn e kėsaj kėrkese pėr gjykim, shpreh vullnetin tim pėr tė gjykuar shtetasin Sali Ram Berisha, me detyrė Kryeministėr i Republikės sė Shqipėrisė, pasi botėrisht ka konsumuar nė dėmin tim veprėn penale tė shpifjes, parashikuar nga neni 120/2 tė Kodit Penal.


Vepra e mėsipėrme ėshtė konsumuar nė Kuvendin e Shqipėrisė, gjatė fjalės sė mbajtur prej tė akuzuarit prej meje nė seancėn plenare tė datės 26.11.2009. Nė kėtė seancė, Sali Berisha shqiptoi nė ligjėratė tė drejtė nė adresėn time fjalėt e mėposhtme: "Tani do t'i them zonjės: kam shumė respekt pėr ty po do ishte nė nderin tėnd dhe tė integritetit tėnd qė t'u tregosh shqiptarėve qė e ke mjekuar djalin tėnd 10 vjet pėr skizofreni! ... dil me kurajė si nėnė shqiptare dhe thuaju tė vėrtetėn, e ngrihu mbi sentimentet e njė djali qė tė ka nxjerrė me lecka, nga shtėpia e tij, me rroba gjumi nė pazar."


Nga kėto thėnie dalin nė pah dy momente me pėrmbajtje shpifėse nė dėmin tim:
1. Nė fjalėn e tij i akuzuari prej meje mė bėn thirrje qė tė dal e t'iu tregoj shqiptarėve se djalin tim Edi Rama e paskam kuruar pėr 10 vjet nga sėmundja e skizofrenisė.


jo ėshtė njė shpifje qė synon tė ulė dinjitetin tim si nėnė para syve tė mbarė opinionit publik sepse, sipas Sali Berishės, megjithėse e ndėrgjegjshme pėr sėmundjen e tim biri, e cila nė fakt ėshtė absolutisht njė trillim i njeriut qė sot akuzoj, unė nuk paskam as kurajėn dhe as sinqeritetin qė t'ua bėj atė tė ditur shqiptarėve, me gjithė pėrgjegjėsinė qė kam ndaj tyre si qytetare dhe si nėnė shqiptare.


2. I akuzuari prej meje, Sali Berisha, shpif edhe kur pėrhap thėnie tė pavėrteta sikur im bir, Edi Rama, mė paska dėbuar, duke mė nxjerrė nga shtėpia nė rrugė me rrobat e gjumit. Ky fakt ėshtė i pavėrtetė dhe me pėrmbajtje shpifėse qė synon tė zhvleftėsojė para opinionit publik personalitetin tim tė krijuar njė jetė tė tėrė me punė tė ndershme e marrėdhėnie gjithnjė korrekte me shoqėrinė.


Thėniet e mėsipėrme tė kumtuara prej Sali Berishės nga tribuna e Kuvendit tė Shqipėrisė janė tė krijuara prej tė akuzuarit pėr qėllimet e tij. Kėto "fakte" janė tėrėsisht tė pavėrteta, nuk i pėrgjigjen asgjėkund realitetit. Nė thėniet e sipėrcituara plotėsohen tė dy elementėt objektivė tė domosdoshėm pėr ekzistencėn e figurės sė veprės penale tė shpifjes.


Nga ana tjetėr, ėshtė i kuptueshėm qėllimi i posaēėm dhe i kundėrligjshėm i autorit, i cili synon tė ulė dinjitetin tim njerėzor dhe respektin qė unė gėzoj nė shoqėri. Nė rastin e parė kėrkon tė mė paraqesė para opinionit publik si njė grua tė pasinqertė dhe tė papėrgjegjshme pėr fatin e bashkėqytetarėve tė saj, kurse nė rastin e dytė, i akuzuari synon tė njėjtin qėllim, por nė kontekstin e njė nėne pa dinjitet, tė cilėn i biri e flak pėr leckash nė rrugė.


Nė tė dyja rastet, qėllimi kriminal i Sali Berishės shkon nė drejtimin e paracaktuar nga mendėsia e tij pėr tė diskredituar publikisht jo vetėm kundėrshtarin e tij politik, por edhe njerėzit e afėrt tė familjes.


Pėr kėto arsye, Sali Berisha duhet tė gjykohet, sepse ka konsumuar ndaj meje veprėn penale tė shpifjes, tė kryer botėrisht, faqe deputetėve tė Kuvendit dhe pėrfaqėsuesve tė mjeteve tė informimit publik, e cila sanksionohet sipas nenit 120/2 tė Kodit Penal.


Lidhur me sa parashtrova, i kėrkoj Gjykatės sė Lartė qė tė caktojė njė datė pėr tė marrė nė shqyrtim kėtė kėrkesė pėr gjykimin e tė akuzuarit Sali Berisha, pėr kryerjen e veprės penale tė shpifjes, tė kryer botėrisht nė dėmin tim.


Gjithashtu, nė mbėshtetje tė neneve 58 e vijuese tė K.Pr.P kėrkoj qė tė legjitimohem nė cilėsinė e paditėsit civil nė procesin penal, me qėllim paraqitjen e kėrkimeve nė proces pėr shpėrblimin e dėmit tė shkaktuar nga veprat penale tė kryera nė dėmin tim nga i akuzuari.


Bashkėlidhur kėsaj kėrkese ju paraqes:


- Nė kopje elektronike dhe tė printuar fjalėn e tė akuzuarit prej meje zotit Berisha, mbajtur nė Kuvendin e Shqipėrisė nė datėn 26.11.2009.
- Kopje tė gazetave tė mėposhtme, tė cilat kanė pasqyruar fjalėn e Z. Berisha nė Kuvendin e Shqipėrisė tė datės 27.11.2009:
- Gazeta "Rilindja Demokratike",
- "Gazeta Shqiptare"
- Gazeta "Panorama",
- Gazeta "Korrieri",
- Gazeta "Shekulli".
E dėmtuara akuzuese
Aneta Rama
Pėrfaqėsuar nga avokatėt Arian Salati e Eno Bushi
Tiranė, mė 18 dhjetor 2009

KĖRKESĖ PĖR GJYKIM

E DĖMTUAR AKUZUESE: Aneta Rama, e bija e Petros dhe Amalisė, e vtl. 1938, lindur nė Vlorė dhe banuese nė Tiranė, nė adresėn rr. "Muhamet Gjollesha", nr. 20, tė pėrfaqėsuar me prokurė tė posaēme nr. 3013 rep., nr. 633 kol., datė 14.12.2009 nga avokatė Arian Salati e Eno Bushi.

KUNDĖR: Sali Berisha, Kryeministėr i Republikės sė Shqipėrisė, i biri i Ramės, i vtl. 1944, lindur nė Viēidol, Tropojė dhe banues nė Tiranė, me adresė Kėshilli i Ministrave i RSH, Blv. "Dėshmorėt e Kombit", Tiranė.

ME OBJEKT:
1) Gjykimin e tė akuzuarit Sali Berisha, pėr kryerjen nė dėmin tim tė veprės penale tė shpifjes, tė kryer botėrisht, parashikuar nga neni 120/2 i Kodit Penal;
2) Legjitimimin e personit tim nė cilėsinė e paditėsit civil nė procesin penal ndaj tė akuzuarit prej meje, me qėllim procedimin e tė akuzuarit dhe shpėrblimin e dėmit tė shkaktuar.

MBĖSHTETJA LIGJORE: Neni 141 i Kushtetutės sė RSH, nenet 58, 59, 60, 75/b dhe 62 tė KPrP.
DREJTUAR: GJYKATĖS SĖ LARTĖ TIRANĖ
a padit S.Berishėn: Shpifje dhe fyerje pėr shkak tė detyrės
www.shekulli.com.al/

Shiko profilin e anėtarit http://www.studenti.forum-2007.com
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

No Comment.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temė tė re  Pėrgjigju temės

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi