Albanian Students Info
Miresevini ne Albanian Students Info. Argetim te mbare...studenti.forum-2007.com - LAJME, PUBLIKIME, ANALIZA, LEKSIONE, MP3, VIDEO SHQIP, FILMA DHE HUMOR SHQIPTAR, TV & RADIO LIVE, FOTO ALBUM ETJ
 
PortaliPortali  ForumiForumi  GalleryGallery  KėrkoKėrko  FAQFAQ  RegjistrohuRegjistrohu  IdentifikohuIdentifikohu  VideoVideo  FilmaFilma  Mp3Mp3  HoroskopiHoroskopi  LajmeLajme  Tv OnlineTv Online  Foto AlbumFoto Album  Universiteti...Universiteti...  
Statistikat
REKORDI ONLINE
Anetare 12
Vizitore  8
Gjithsej  20
ANETAREt.
Anetare sot: 8
Anetare dje: 1
Gjithsej:      1233
I fundit: maria
ALB-STUD FILLOI:
    14.02.07 19:19

TV-Radio Live vetėm nė AlbanianStudents
AlbanianStudents

©www.studenti.forum-2007.com
Shkarko Adobe FLASH

Radio Tė Huaja
TV LIVE+Foto Album


Ndihmo Faqen Tone!
http://www.kosova-toplist.com//
 
  
http://top.argetohu.com/
 
Tema Fundit
» Duke menduar per ty...
nga Darushi Yesterday at 17:18

» Sa here qe te hyjme ne forum te pershendesim njeri-tjetrin
nga Darushi Yesterday at 16:44

» Nacionaliteti-Themelet me te forta te tij
nga A.Daci Yesterday at 16:42

» Ēfare Ju Ka Ndodh Sot
nga Darushi 23.08.08 19:01

» Bukuroshja
nga Darushi 23.08.08 18:59

» Pergjigju dhe Pyet
nga Elushe 19.08.08 21:31

» nja ty fjal per veten
nga briken 15.08.08 0:07

» Vlerat dhe antivlerat
nga A.Daci 14.08.08 16:50

» Unė zgjodha Shqipėrinė
nga Darushi 03.08.08 9:09

Sondazh
Ju Pelqen Albanian Students Info?
 Po
 Jo
Shiko rezultatin
Albanian Students Youtube
Informacione -Matura 2008
Shpallet formulari A2, plotėsimi deri nė 9 korrik 2008...Lexoje te plote
Kliko ketu per tu njohur me formularin A2 dhe te marre udhezim se si ta plotesoni.

 
REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ
KUVENDI

LIGJ

Nr.8461, datė 25.2.1999

PĖR ARSIMIN E LARTĖ NĖ REPUBLIKĖN E SHQIPĖRISĖ


Nė mbėshtetje tė neneve 78 dhe 83 pika 1 tė Kushtetutės, me propozimin e Kėshillit tė Ministrave,


KUVENDI

I REPUBLIKĖS SĖ.SHQIPĖRISĖ

VENDOSI:


KREU I

DISPOZITA TĖ PĖRGJTHĖSHME

Neni 1


Nė Republikėn e Shqipėrisė arsimi i lartė ėshtė publik dhe jopublik. Arsimi i lartė publik garantohet dhe financohet nga shteti, si dhe nga burime tė tjera tė ligjshme. Arsimi i lartė publik ėshtė laik.

Neni 2


Misioni i arsimit tė lartė civil ėshtė:

a) tė krijojė, tė zhvillojė, tė mbrojė e tė transmetojė dijet me anėn e mėsimdhenies dhe tė kėrkimit shkencor, tė zhvillojė dhe tė cojė pėrpara artet, edukimin fizik dhe sportet;
b) tė formojė specialistė tė lartė;
e) tė pėrgatisė shkencėtarė tė rinj.

Arsimi i lartė i strukturave tė Forcave tė Armatosura, si dhe i strukturave tė tjera qė kanė statusin e ushtarakut, ka pėr mision tė formojė, tė pergatisė e tė kualifikojė oficerė dhe specialistė tė lartė, tė aftė e tė pėrkushtuar nė mbrojtjen e Atdheut dhe nė zbatimin e detyrave qė pėrcaktohen me ligj.

Arsimi i lartė i policisė ka pėr mision tė formojė, tė pergatisė e tė kualifikojė specialistė tė aftė e tė pėrkushtuar pėr mbrojtjen dhe sigurinė publike.

Neni 3


Arsimi i lartė civil kryhet nė shkollat e larta universitare dhe nė shkollat e larta jouniversitare. Shkollat e larta universitare dhe jouniversitare mė poshtė do tė quhen "shkolla tė larta”.

Arsimi i lartė i strukturave tė Forcave tė Armatosura, atyre tė policisė, si dhe i strukturave tė tjera qė kanė statusin e ushtarakut, kryhet nė shkollat e larta pėrkatėse, tė cilat mė poshtė do tė quhen "shkolla tė larta ushtarake ose tė policisė”.

Neni 4


Shkollat e larta dhe shkollat e larta ushtarakeose tė policisė janė persona juridikė.
Shkollat e larta drejtohen dhe pėrfaqėsohen nga rektori ose drejtori.
Shkollat e larta ushtarake ose tė policisė drejtohen dhe pėrfaqėsohen nga komandanti ose drejtori.

Neni 5


Shikollat e larta universitare janė institucione mėsimore-shkencore qė kanė pėr detyrė.

a) tė realizojnė arsimimin profėsional dhe formimin shkencor, nėpėrmjet mėsim-dhėnies e kėrkimit shkencor;
b) tė kryejnė studime shkencore nė fushat qė mbulojnė dhe tė pergatisin shkencėtarė tė rinj
c) Shkollat e larta jouniversitare janė institucione mėsimorė dhe detyrė kryesore kanė pergatitjen e specialistėve me kualifikim tė lartė.

Neni 6


Shkollat e larta kanė liri akademike nė mėsimdhėnie dhe nė kėrkimin shkencor. Liria akademike qėndron nė respektimin e opinioneve, ideve e metodave dhe nė garantimin e zhvillimit tė lirė, kritik e krijues tė mėsimdhėnies e tė kėrkimit shkencor, nė pėrputhje me planet dhe programet pėrkatėse.

Neni 7


Shkollat e larta publike civile janė institucione autonome.

Nė kėtė kuadėr:
a. shkolla e lartė zgjedh organet dhe autoritetet e veta drejtuese;
b. personeli i shkollės sė lartė ka tė drejtė tė zgjedhė e tė zgjidhet nė organet drejtuese tė shkollės sė lartė nė pėrputhje me statusin e shkollės sė lartė;
c. shkolla e lartė pėrcakton fushat e mėsimdhėnies dhe tė kėrkimit shkencor;
d. shkolla e lartė pėrzgjedh personelin e vet;
e. buxheti i cdo shkolle tė lartė e publike ėshtė zė mė vete nė buxhetin pėr arsimin dhe administrohet prej saj sipas rregullave tė pėrcaktuara me akte ligjore. Buxheti i shkollave tė larta ushtarake ose tė policisė ėshtė zė mė vete nė buxhetin e ministrisė pėrkatėse;
f. shkolla e lartė ka tė drejtė tė ofrojė shėrbime nė fushat qė kanė lidhje me aspektet e zbatimit praktik tė mėsimdhėnies e tė kėrkimit shkencor dhe tė realizojė tė ardhura prej tyre;
g. shkolla e lartė ka tė drejtė tė lidhė marrėveshje me shkollat e larta tė huaja pėr shkėmbim pėrvojė dhe pėr bashkėpunim nė procesin mėsimor-shkencor, si dhe pėr kualifikimin e personelit;
h. Shkolla e lartė ka tė drejtė tė vendosė marrėdhėnie dhe tė antarėsohet nė shoqata ose organizata ndėrkombėtare tė arsimit tė lartė;
i. Shkolla e lartė ka tė drejtė tė bashkėpunojė me subjekte, tė cilat ndihmojnė nė zhvillimin e arsimit tė lartė.

Neni 8


Shkollat e larta ushtarake ose tė policisė kanė tė drejtė tė pėrzgjedhin personelin e tyre mėsimdhėnės e drejtues, tė cilin ia propozojnė pėr miratim ministrisė pėrkatėse.
Titullari i kėtyre shkollave emėrohet nga Kėshilli i Ministrave, me propozimin e ministrisė pėrkatėse.
Shkollat e larta ushtarake ose tė policisė kanė tė drejtė tė vendosin marrėdhėnie me shkollat simotra tė huaja pėr shkėmbim pėrvoje e bashkėpunim nė procesin mėsimor-shkencor, nė kualifikimin e kuadrit, si dhe tė marrin pjesė nė shoqata dhe organizata ndėrkombėtare, nė bazė tė marrėvėshjeve tė nėnshkruara ose tė miratuara nga ministria pėrkatėse.

Neni 9


Shteti garanton paprekshmėrinė e institucioneve tė arsimit tė lartė dhe tė territorit tė tyre.
Ndėrhyrja e organeve tė rendit publik nė mjediset akademike bėhet mė kėrkesėn ose me lejen e titullarit tė shkollės sė lartė. Vetėm nė rastet e kryerjes sė njė krimi flagrant dlhe nė rastet e njė fatkeqėsie natyrore, organet e rendit publik ndėrhyjnė edhe pa lejen e titullarit tė shkollės sė lartė.
Cėnimi i paprekshmėrisė sė institucioneve tė arsimit tė lartė ndėshkohet sipas dispozitave ligjore.

Neni 10


Vlerėsimi i cilėsisė sė shkollave tė larta dhe akreditimi akademik kryhen nga Agjencia e Akreditimit dhe Kėshilli i Akreditimit. Krijimi dhe kompetencat e tyre pėrcaktohen nga Kėshilli i Ministrave.


KREU II

ORGANIZIMI DHE DREJTIMI I SHKOLLAVE TĖ LARTA

Neni 11


Shkollat e larta universitare pėrbėhen nga fakultetet. Nė raste tė vecanta, brėnda njė shkolle tė lartė universitare mund tė pėrfshihet njė shkollė e lartė jouniversitare, me strukturė tė ngjashme me atė tė njė fakulteti.
Fakulteti ėshtė njėsi mėsimore-shkencore e shkollės sė lartė universitare, qė mbulon shkenca me trung tė pėrbashkėt.
Fakulteti dhe shkollat e larta jouniversitare pėrbėhen nga departamente.
Departamenti ėshtė njėsi bazė mėsimore-shkencore e shkollės sė lartė universitare dhe njėsi bazė mėsimore e shkollės sė lartė jouniversitare. Objekti i mėsimdhėnies dhe i kėrkimit shkencor tė departamentit pėrfshin disa disiplina tė njė shkence. Departamenti, si rregull, ndahet nė seksione, nė tė cilėt pėrfshihen disiplinat mė tė pėrafėrta tė njė shkence.
Neni 12


Nė strukturat e njėsive tė shkollave tė larta pėrfshihen institutet, qendrat dhe sektorėt kėrkimorė, laboratorėt dhe atelietė mėsimore, klinikat, shėrbimet, studiot, bibliotekat, qendrat sportive, rnuzetė, fermat eksperimentale, qė funksionojnė sipas rregulloreve tė brendshme pėrkatėse.

Neni 13


Kursi i studimit ėshtė njė fushė studimi nė shkollėn e lartė, nė pėrfundim tė tė cilit, nga shkolla e lartė pranė sė cilės kryhen studimet, lėshohet diplomė. Sipas natyrės akademike, kursi i studimit mund tė emėrohet "degė" apo "profil". Profili ėshtė nėndegėzim, me njė orientim studimi mė tė ngushtė dhe mė specifik se dega.
Kursi i studimit hapet me vendim tė senatit tė shkollės sė lartė, pasi tė jetė marrė miratimi nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės pėr plotėsimin e standardeve tė vendosura prej saj. Efektet ekonomike tė hapjes sė kursit tė ri pėrballohen nga shkolla e lartė. Shteti, nė buxhetin qė i cakton shkollės sė lartė publike, merr parasysh ekzistencėn e kursit tė ri vetėm pasi ta ketė njohur nėpėrmjet procedurave tė akreditimit.
Ministri i Arsimit dhe Shkencės miraton emėrtimin e diplomave qė lėshojnė shkollat e larta pėr ato kurse studimi tė njohura nėpėrmjet procesit tė akreditimit. Pėr shkollat e larta ushtarake ose tė policisė kėtė tė drejtė e ushtron ministri pėrkatės.
Hapja e departamenteve dhe e seksioneve bėhet me vendimin e senatit tė shkollės sė lartė, pasi tė jetė marrė miratimi nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės pėr plotėsimin e standardeve tė vendosura prej saj. Efektet ekonomikė tė hapjes sė tyre pėrballohen nga shkolla e lartė. Shteti, nė buxhetin qė i cakton shkollės sė lartė publike, merr parasysh ekzistencėn e kėtyre njėsive tė reja vetėm pas rezultatit tė vlerėsimit institucional dhe akreditimit tė shkollės sė lartė .
Kėtyre kritereve i nėnshtrohen edhe hapja e atyre strukturave e njėsive tė parashikuara nė nenin 12, tė cilat pėrballohen nga buxheti i shkollės sė lartė.
Mbyllja e kurseve tė studimit, e departamenteve dhe e seksioneve bėhet nga Ministri i Arsimit dhe Shkencės, pasi ėshtė dhėnė vlerėsimi nga Kėshilli i Akreditimit.
Hapja e shkollave tė larta universitare, shkollave tė larta jouniversitare, fakulteteve, strukturave e njėsive tė parashikuara nė nenin 12 tė kėij ligji, tė cilat nuk mund tė pėrballohen nga fondi i shkollės sė lartė, bėhen mė vendim tė Kėshillit tė Ministrave, nė bazė tė propozimit tė Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės, ose tė ministrive pėrkatėse pėr shkollat e larta ushtarake ose tė policisė.
Mbyllja e institucioneve publike tė pėrcaktuara nė nenin 13 paragrafi 7 tė kėtij ligji, bashkimi i tyre, ndryshimi i misionit etj., bėhet nga Kėshilli i Ministrave, me propozimin e Ministrisė sė Arsimit dhe tė Shkencės ose tė ministrive pėrkatėse pėr shkollat e larta ushtarake ose tė policisė, pasi tė jetė marrė mendimi i Kėshillit tė Akreditimit.
Kriteret, mėnyra e funksionimit dhe procedurat pėr dhėnien e lejes pėr hapjen e shkollave tė larta jopublike pėrcaktohen me kėtė ligj dhe me akte nėnligjorė tė nxjerra nga Kėshilli i Ministrave pėr zbatimin e tij. Leja pėr hapjen e njė shkolle tė lartė jopublike jepet jo mė parė se 6 muaj pas datės sė depozitimit tė kėrkesės nė Ministrinė e Arsimit dhe tė Shkencės dhe jo mė vonė sė njė vit nga data e depozitimit tė saj nė kėtė ministri.
Nė shkollat e larta ushtarake ose tė policisė, kursi i studimit hapet me miratimin e ministrisė pėrkatėse. Pėrcaktimi i strukturės mėsimore dhe organike tė cdo shkolle tė tillė bėhet nė varėsi tė arsimimit qė jepet dhe miratohet nga titullari i ministrisė pėrkatėse.

Neni 14


Nė sistemin e arsimit tė lartė funksionon Konferenca e Rektorėve, si organ kolegjial autonom i rektorėve dhe i drejtorėve tė shkollave tė larta. Anėtar i Konferencės sė Rektorėve ėshtė edhe njė pėrfaqėsues i autorizuar nga Ministri i Arsimit dhe Shkencės. Konferenca e Rektorėve diskuton pėr problemet themelore tė arsimit tė lartė. Detyrat dhe kompetencat e Konferencės sė Rektorėve burojnė nga ky ligj, si dhe nga statutet dhe rregulloret e brendshme tė shkollave tė larta. Organizimi dhe veprimtaria e Konferencės sė Rektorėve pėrcaktohen nė statutin e saj tė miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės.

Neni 15


Senatet dhe kėshillat nė shkollat e larta janė organe kolegjiale tė zgjedhura, qė vendosin pėr problemet mė tė rėndėsishme tė shkollės sė lartė nė fushėn e mėsimit, kėrkimit shkencor dhe nė atė administrativo-financiare. Kėto organe mblidhen periodikisht.
Senati ėshtė organi mė i lartė i shkollės sė lartė universitare; kėshilli i fakultetit ėshtė organi mė i lartė i fakultetit; kėshilli i shkollės ėshtė organi mė i lartė i shkollės sė lartė jouniversitare dhe kėshilli i departamentit ėshtė organi mė i lartė i departamentit.
Pėrbėrja, detyrat, kompetencat dhe funksionimi i senateve dhe i kėshillave pėrkatėse pėrcaktohen nė statutet e shkollave tė larta dhe nė rregulloret e tyre tė brėndshme.

Neni 16


Autoritetet drejtuese tė Shkollave tė larta dhe tė strukturave tė njėsive tė tyre pėrbėrėse janė:
a) Rektori pėr Shkollėn universitare.
b) Drejtori pėr shkollėn jouniversitare.
c) Dekani pėr fakultetin.
d) Pėrgjegjėsi pėr departamentin.
e) Pėr shkollat e larta ushtarake ose tė policisė, autoriteti drejtues, i barazvlefshėm me rektorin, drejtorin apo dekanin mund tė jetė komandanti apo drejtori. Nė rast rnungese, autoritetet ia delegojnė tė gjitha kompetencat ose njė pjesė tė kompetencave zėvendėsve tė tyre. Detyrat dhe kompetencat e kėtyre autoriteteve drejtuese burojnė nga ky ligj dhe pėrcaktohen me hollėsi nė statutet e shkollave tė larta.

Neni 17


Shkolla e lartė publike zgjedh organet dhe autoritetet e veta drejtuese.
Departamenti zgjedh, me shumicė votash, pėrgjegjėsin e departamentit, anėtarė tė kėshillit tė departamentit si dhe pėrfaqėsuesit pėr nė kėshillin e fakultetit ose tė shkollės sė lartė jouniversitare.
Kėshilli i fakultetit ose i shkollės sė lartė jouniversitare pėrbėhet nga pėrfaqėsuesit e zgjedhur nga departamentet, nga personeli joakademik dhe nga studentė. Ky kėshill zgjedh, me shumicė votash, dekanin e fakultetit ose drejtorin e shkollės sė lartė jouniversitare, i cili mund tė jetė ose jo anėtar i kėtij kėshilli. Kėshilli i fakultetit ose i shkollės sė lartė jouniversitare (nė rastin kur shkolla jouniversitare ėshtė strukturė e universitetit) zgjedh, me shumicė votash, pėrfaqėsuesin e vet nė senatin e shkollės sė lartė universitare.
Senati i shkollės sė lartė universitare pėrbėhet nga pėrfaqėsuesit e zgjedhur nga kėshillat e fakulteteve tė shkollave tė larta jouniversitare dhe nga studentėt. Ky senat zgjedh, me shumicė votash, rektorin, i cili mund tė jetė ose jo anėtar i senatit.
Zgjedhjet bėhen mė votim. tė fshehtė. Procedurat dhe kriteret pėr pjesėmarrje nė zgjedhje tė tė giitha kategorive tė punonjėsve tė shkollave tė larta, pėrcaktohen me rregulloren pėr zgjedhjet nė shkollat e larta. Dita e fillimit tė zgjedhjeve dhe afatet e realizimit tė tyre, nė tė gjitha shkollat e larta, shpallen nga ministri i Arsimit dhe Shkencės.
Pas mbarimit tė zgjedhjeve, Presidenti i Republikės emėron. rektorin ose drejtorin e zgjedhur (nė rastin kur shkolla jouniversitare ėshtė jashtė strukturės sė Universitetit). Zėvendėsrektori dhe zėvendėsdrejtori propozohen. pėrkatėsisht, nga rektori ose drejtori dhe emėrohen nga Ministri i Arsimit dhe Shkencės. Rektori emėron dekanin e zgjedhur dhe zėvendėsdekanin e pėrzgjedhur nga dekani. Pėrgjegjėsi i zgjedhur i departamentit emėrohet nga dekani.

Neni 18


Rektori ėshtė njėkohėsisht kryetar i senatit, drejtori ėshtė kryetar i kėshillit tė shkollės sė lartė jouniversitare dhe dekani ėshtė kryetar i kėshillit tė fakultetit.
Pėrgjegjėsi i departamentit nė shkollėn e lartė publike ka tė drejtėn e pėrzgjedhjes sė pėrgjegjėsve tė seksioneve, mbi bazėn e konkurimit me dosjen personale. Emėrimi i pėrgjegjėsit tė seksionit bėhet nga dekani. Pėrgjegjėsit e seksioneve, anėtarėt e zgjedhur tė kėshillit tė departamentit sė bashku mė pėrgjegjėsin e departamentit, pėrbėjnė kėshillin e departamentit. Pėrgjegjėsi i departamentit ėshtė kryetar i kėshillit tė departamentit.

Neni 19


Autoritetet drejtuese tė shkollave tė larta publike zgjidhen cdo tre vjet. Ata nuk mund tė zgjidhen radhazi nė tė njejtin funksion mė shumė se dy herė. Senati dhe kėshillat zgjidhen cdo tre vjet.

Neni 20


Autoritetet drejtuese tė shkollave tė larta duhet tė kenė titujt mė tė lartė shkencorė. Nė statutin e secilės prej shkollave tė larta pėrcaktohen titujt qė duhet tė kenė autoritetet sipas nenit 16, si dhe anėtarėt akademike tė kėshillave dhe tė senatit.

KREU III

MARRĖDHĖNIET FINANCIARE DHE ADMINISTRATIVE

Neni 21


Shkollat e larta publike janė institucione buxhetore. Ato financohen nga buxheti i shtetit sipas ligjit nr.8379, datė 29.7.1998 “Pėr hartimin dhe zbatimin e buxhetit tė shtetit nė Republikėn e Shqipėrisė” dhe sipas akteve nėnligjorė nė zbatim tė tij. Buxheti i cdo shkolle tė lartė ėshtė zė mė vete nė buxhetin pėr arsimin.
Fakultetet, nė rastin kur plotėsojnė standardet e caktuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės dhe Ministria e Financave, kanė llogari mė vete.

Neni 22


Shkolla e lartė e detajon buxhetin sipas rektoratit, fakulteteve, departamenteve ose njėsive tė tjera tė pėrcaktuara nė nenin 12. Tė gjitha kėto njėsi janė autonomė nė administrimin e kėtij buxheti, nė pėrputhje me aktet ligiore dhe nėnligjore. Pėr tė gjitha njėsitė, veprimet e llogarisė kryhen nėpėrmjet administratės sė shkollės sė lartė, pėrvec rasteve kur njėsitė kanė llogari mė vete.

Neni 23


Fondet pėr kėrkimin shkencor pėrcaktohen si zė mė vete nė buxhetin e cdo shkollė tė lartė. Kėto fonde administrohen nga shkolla e lartė nė formė pagese pėr normėn shkencore, si dhe pėr pajisjen e laboratorėve apo pėr shpenzime tė tjera tė lidhura me veprimtarinė shkencore.

Neni 24


Shkollat e larta, nė pėrputhje me aktet ligjore e nėnligjore nė fuqi, krijojnė dhe pėrdorin tė ardhurat qė realizojnė gjatė veprimtarisė sė tyre.
Tarifat e shkollimit pėr shkollat e larta publike miratohen me vendim tė Kėshillit tė Ministrave dhe pėrdoren nga shkollat e larta, pasi shlyhen detyrimet ndaj shtetit nė masėn jo mė shumė se 10 pėrqind.
Ministria e Arsimit dhe Shkencės kryen kontrollin dhe revizionin ekonomiko-financiar tė shkollave tė larta publike, nė pėrputhje me legjislacionin pėrkatės.
Arsimimi nė shkollat e larta ushtarake ose tė policisė ėshtė falas.
Arsimimi i ushtarakėve nė shkollat e larta civile, me ose pa shkėputje nga puna, ėshtė pjesė e arsimimit tė tyre tė plotė, qė kryhet nė pėrputhje me kriteret e pėrcaktuara nė nenin 31 tė kėtij ligji dhe garantohet falas nga shteti.

Neni 25


Ministria e Arsimit dhe Shkencės miraton strukturėn orientuese tė administratės sė Shkollave tė larta nė tė gjitha nivelet.
Personat pėrgjegjės pėr mbarėvajtjen administrative dhe ekonomike tė shkollės sė lartė janė kancelari i shkollės sė lartė dhe kancelarėt e fakulteteve, tė cilėt janė specialistė me formim tė lartė ekonomik dhe me pėrvojė menaxhuese.
Kancelari i shkollės sė lartė publike universitare apo jouniversitare propozohet, pėrkatėsisht, nga rektori ose drejtori dhe emėrohet nga Ministri i Arsimit dhe Shkencės. Kancelari i fakultetit propozohet nga dekani dhe emėrohet nga rektori.
Detyrat dhe kompetencat e kancelarėve pėrcaktohen nė statutin e shkollės sė lartė.

KREU IV

PERSONELI I SHKOLLAVE TĖ LARTA

Neni 26


Personeli i shkollave tė larta pėrbėhet nga:
a) personeli akademik i brėndshėm dhe i jashtėm;
b) personeli ndihmės mėsimor-shkencor;
c) personeli administrativ;
d) personeli-bibl.iotėkar;
d) personeli i shėrbimit.
Detyrat dhe tė drejtat e personelit tė shkollave tė larta, qė burojnė nga legjislacioni nė fuqi, pėrcaktohen nė statutin e shkollės sė lartė dhe nė rregulloren e brėndshme tė njėsive pėrbėrėse tė shkollės, nė pėrputhje me aktet ligjore e nėnligjore nė fuqi.

Neni 27


Komisioni i Kualifikimit Shkencor, i ngritur nga Kėshilli i Ministrave, miraton klasifikimin pėr personelin akademik nė shkollat e larta.
Ministria e Arsimit dhe Shkencės vendos pėr numrin e vendeve tė punės pėr personelin akademik, si dhe pėr klasifikimin dhe numrin e vendeve tė punės pėr personelin administrativ, bibliotekar dhe tė shėrbimit tė shkollave tė larta publike civile. Pėr shkollat e larta ushtarake ose tė Policisė vendosin ministritė pėrkatėse.
Vendet e punės pėr punonjėsit e brendshėm akademikė, personelin ndihmės mėsimor-shkencor, personelin administrativ dhe atė bibliotekar fitohen me konkurs dhe mbi bazėn e kontratės sė punės, nė pėrputhje me legjislacionin nė fuqi, statutet e shkollave tė larta dhe rregulloret e vecanta tė tyre.

Neni 28


Nė shkollėn e lartė publike personeli akademik i brendshėm ėshtė i detyruar tė shėrbejė, duke qenė i zėnė me punė tė paktėn deri nė kufirin minimal tė normės mėsimore-shkencore vjetore. Nė rastet kur ndėrmjet shkollave tė larta shqiptare, ndėrmjet tyre dhe shkollave tė larta tė huaja ose institucioneve kėrkimore-shkencore, vendase apo tė huaja, nėnshkruhen marrėveshje pėr shkėmbim personeli akademik, norma minimale mund tė realizohet nė mė shumė sė njė institucion.
Normat mėsimore-shkencore caktohen nga Ministri i Arsimit dhe Shkencės.
Pėr tė plotėsuar nevojat e realizimit tė procesit mėsimor-shkencor, shkolla e lartė kėrkon punonjės tė jashtėm akademikė, me kontratė me afate tė ndryshme. Mėnyrat e trajtimit tė punonjėsve tė jashtėm tė shkollave tė larta publike caktohen nga Ministri i Arsimit dhe Shkencės.
Kėshilli i Ministrave pėrcakton numrin e orėve mėsimore tė papaguara nga buxheti i shkollave tė larta, qė njė punonjės i institucioneve shkencore, nė varėsinė e Akademisė sė Shkencave, ėshtė i detyruar tė kryejė nė shkollat e larta. Kjo ngarkesė mėsimore ėshtė pjesė pėrbėrėse e detyrės fimksionale pėr tė cilėn kėta punonjės paguhen nga Akademia e Shkencave.
Kriteret e pėrzgjedhjes sė kėtyre specialistėve pėrcaktohen me njė rregullore tė pėrbashkėt, tė nxjerrė nga shkolla e lartė dhe Akademia e Shkencave.

Neni 29


Shkolla e lartė funksionon nė bazė tė kėtij ligji, tė akteve nėnligjore tė nxjerra nė zbatim tė tij, tė statutit dhe rregulloreve tė brendshme.
Statuti i shkollės sė lartė hartohet, pėrkatėsisht, nga senati i universitetit apo kėshilli i Shkollės sė lartė dhe miratohet nga Ministri i Arsimit dhe Shkencės.
Statuti i shkollave tė larta ushtarake ose tė policisė, miratohet nga ministri pėrkatės. Rregullorja e zgjedhjeve tė organeve dhe autoriteteve drejtuese hartohet nga senati ose kėshilli i shkollės sė lartė dhe miratohet nga Ministri i Arsimit dhe Shkencės.
Rregullorja e brendshme e fakultetit miratohet nga rektori. Rregullorja e brendshme e departamentit miratohet nga dekani i fakultetit ose drejtori i shkollės sė lartė jouniversitare. Kėto rregullore hartohen nga kėshillat pėrkatės.
Nė zbatim tė kėtij ligji, statutet e shkollave tė larta paraqiten pėr miratim nė Ministrinė e Arsimit dhe Shkencės jo mė vonė se tre muaj nga data e hyrjes nė fuqi tė kėtij ligji. . Nė qoftė sė brenda njė muaji nga data e paraqitjes pėr miratim, Ministria e Arsimit dhe Shkencės nuk shprehet mbi kėtė statut ai konsiderohet i rniratuar.

Neni 30


Personeli akademik i shkollave tė larta ka tė drejtė qė, cdo 7 vjet, tė kualifikohet, specializohet ose tė kryejė jashtė shtetit veprimtari akademike nė fushėn pėrkatėse, pėr njė periudhė kohe deri nė njė vit.
Kjo kohė mund tė realizohet si e tėrė gjatė njė viti akademik ose nė periudha tė shkėputura.
Kriteret e mėsipėrme nuk zbatohen nė rastet e studimeve tė plota pasuniversitare jashtė shtetit, tė cilat realizohen nė pėrputhje me planet e kualifikimit tė miratuara nga kėshilli i fakultetit, nė bazė tė propozimit tė departamenteve pėrkatėse.
Nė tė gjitha rastet nėnshkruhet njė kontratė e posacme me shkollėn e lartė, sipas mėnyrave qė pėrcaktohen nė statutin e saj

KREU V

STUDENTĖT

Neni 31


Pranimet nė shkollat e larta publike bėhen nė kuota tė parashikuara. Kėto kuota ndahen nė: Kuota kryesore dhe kuota dytėsore. Kuotat kryesore tė pranimit nė shkollat e larta, pėr sistemin e studimeve me shkėputje nga puna, propozohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės dhe miratohen nga Kėshilli i Ministrave. Pėr sistemin e studimeve pa shkėputje nga puna, kuotat kryesore pėrcaktohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės. Nė pėrcaktimin e kuotave kryesore, Ministria e Arsimit dhe Shkencės merr mendimin e shkollave tė larta. Kuotat dytėsore janė kuota pėr tė citat zbatohen tarifa tė vecanta shkollimi.
Kuotat kryesore tė pranimit nė shkollat e larta ushtarake ose tė policisė, propozohen nga ministritė pėrkatėse dhe miratohen nga Kėshilli i Ministrave. Shkollat e larta uslitarake ose tė policisė nuk pranojnė studentė me kuotė dytėsore.
Kuotat dytėsore mund tė shkojnė deri nė 10 pėr qind tė kuotave kryesore. Pėrcaktimi i kėtyre kuotave dhe i mėnyrave tė pranimit sipas tyre bėhen nga Kėshilli i Ministrave me propozimin e Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės, pasi tė jetė marrė mendimi i shkollave tė larta. Tarifat e shkollimit pėr kuotat dytėsore caktohen bashkėrisht nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės dhe Ministria e Financave.
Pranimet nė shkollėn e lartė publike bėhen me konkurs. Mėnyrat e organizimit tė konkurseve tė pranimit dhe vlerėsimi i rezultateve pėrcaktohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės, pas kėshillimit me Konferencėn e Rektorėve. Organizimi i konkurseve bdhet nga shkolla e lartė nė bashkėpunim me Ministrinė e Arsimit dhe Shkencės. Shkolla e lartė, nė pėrfundim tė konkursit, pranon studentė fitues sipas kuotave tė miratuara.
Pranimi i studentėve tė huaj nė shkollat e larta publike tė Republikės sė Shqipėrisė bėhet nė bazė tė kuotave qė miraton Kėshilli i Ministrave, me propozimin e Ministrisė sė Arsimit dhe tė Shkencės. Kriteret e pranimit pėrcaktohen nga Ministria e Arsimit dlie Shkeneds.

Neni 32


Studenti njihet i tillė me regjistrimin nė shkollėn e lartė dhe e humbet emrin student me marrjen e diplomės ose tė dėshmisė ose me pėrjashtimin nga shkolla e lartė. Tė drejtat dhe detyrimet e studentit pėrcaktohen nė statutin e shkollės sė larte, nė tė cilėn bėėn pjesė.
Studentėt kanė tė drejtė:
- tė pėrdorin tė gjitha instalimet dhe pajisjet e shkollės sė lartė pėr plotėsimin e punės sė tyre mėsimore-shkencore, nė pėrputhje me programet dhe rregullat pėrkatėse.
- tė zgjedhin dhe tė zgjidhen nė tė gjitha Kėshillat e shkollės, duke pėrfshirė edhe senatin, nė pėrputhje me mundėsitė e pėrfaqėsimit, tė pėrcaktuara nė statutin e shkollės sė lartė.
- tė pėrfitojnė bursė studimi, kur pėrmbushin kushtet e parashik-uara me vendim tė Kėshillit tė Ministrave. Studentėt e shkėlqyer marrin bursė dhe shpėrblime ta vecanta, qd administrohen nga shkolla e lartė. Bursat pėr studentėt e shkėlqyer pėrballohen nga shteti, me fondet e vecanta qė u jepen shkollave tė larta, kurse shpėrblimet pėrballohen nga vetė shkolla e lartė, nga tė ardhurat qė realizon ajo, nė pėrputhje me nenin 24 tė kėtij ligji.

Neni 33


Studentėt e shkollave tė larta kanė tė drejtė tė organizohen nė shoqata studentore jopolitike.
Krijimi, organizimi, funksionimi dhe shpėrndarja e shoqatave studentore nė shkollat e larta bėhet nė pėrputhje me dispozitat e Kodit Civil.

Neni 34


Ministria e Arsimit dhe Shkencės, pėr kujdesin dhe ndihmėn ndaj studentėve tė shkollave tė larta pėr ushtrimin e tė drejtave dhe tė detyrimeve tė tyre, krijon njė sektor tė informacionit studentor.
 
KREU VI

STUDIMET NĖ SHKOLLAT E LARTA


Neni 35


Kohėzgjatja e plotė e studimeve nė shkollat e larta universitare llogaritet nė vite akademike dhe nuk ėshtė mė e vogėl se katėr vjet.
Pėr shkollat e larta jouniversitare kjo kohazgjatje nuk ėshtė mė e vogėl se dy vjet akademikė.
Kohėzgjatja e plotė e studimeve nė shkollat e larta ushtarake ose tė policisė ėshtė jo mė pak se tre vjet akademikė. Pėr kandidatin qė pranohet pas pėrfundimit tė njė shkolle tė lartė civile, kjo kohėzgjatje ėshtė jo mė pak se njė vit akademik.
Neni 36


Shkollat e larta funksionojnė nė bazė tė planeve mėsimore, qė hartohen prej tyre dhe miratohen nga senati ose kėshilli i shkollės sė lartė. Programet mėsimore hartohen nga cdo lektor ose grup lektorėsh, shqyrtohen nė mbledhjen e seksionit ose tė departamentit dhe miratohen nga pėrgjegjėsi i departamentit.

Neni 37


Arsimimi pasuniversitar ėshtė hallkė e sistemit tė arsimit tė lartė dhe organizohet pranė shkollave tė larta. Ai pėrfshin kualifikimin shkencor pasuniversitar, kurset e specializimit dhe kurset e kualifikimit afatshkurtėr e afatgjatė.

Neni 38


Kualifikimi shkencor pasuniversitar realizon pėrgatitjen e specialistėve, tė aftė pėr tė kryer veprimtari kėrkimore-shkencore. Kualifikimi shkencor pasuniversitar kryhet pranė shkollave tė larta universitare dhe pėrfundon me dhėnien e gradės "Doktor i shkencave'. Diplomė ndėrmjetėse ėshtė "Diploma e studimeve tė thelluara pasuniversitare'.
"Diploma e studimeve tė thelluara pasuniversitare' jepet pas mbarimit me sukses tė shkollės pasuniversitare. Hapja dhe mbyllja e shkollės pasuniversitare bėhet me tė njėjtat procedure si ato tė pėrcaktuara nė nenin 13 (paragrafi i shtatė dhe i tetė) tė kėtij ligji.
Fondet pėr organizimin dhe funksionimin e shkollave pasuniversitare publike pėrballohen nga buxheti i shtetit dhe nga burime tė tjera financiare, sipas legjislacionit nė fuqi.
Studimet pėr doktoraturė kryhen pranė shkollės sė lartė universitare, ku ėshtė hapur shkolla pasuniversitare. Tė drejtėn pėr ndjekjen e kėtyre studimeve e kanė vetėm personat qė kanė marrė 'Diplomėn e studimeve tė thelluara pasuniversitare' apo diploma tė tjera, tė huaja, tė barazvlefshme me tė.
Personat qė ndjekin shkollėn pasuniversitare apo doktoraturėn, gėzojnė tė drejtat dhe u nėnshtrohen detyrimeve tė studentėve, tė pėrcaktuara nė kreun V tė kėtij ligji, si dhe nė statutin dhe rregulloret e brendshme tė shkollės sė lartė universitare pėrkatėse.
Neni 39


Kurset e specializimit dhe tė kualifikimit afatshkurtėr e afatgjatė hapen pranė shkollave tė larta, nė pėrputhje me kriteret e pėrcaktuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės.

KREU VII

DISPOZITA TĖ FUNDIT

Neni 40


Ministria e Arsimit dhe Shkencės kryen kontrollin e zbatimit tė ligjshmėrisė nė shkollat e larta.
Ministria e Arsimit dhe Shkencės ka tė drejtė tė shfuqizojė cdo akt tė nxjerrė nga senati i shkollės sė lartė universitare,'nga Kėshilli i shkollės sė lartė jouniversitare, rektori ose drejtori i tyre, nė rastet kur kėto akte janė rė kundėrshtim me ligjin.
Rektori shfuqizon vendimet e dekanit apo tė Kėshillit tė fakultetit, kur kėto bien ndesh me legjislacionin nė fuqi.
Nė rastet e konflikteve ndėrmjet tyre cėshtja ankimohet nė gjykatėn e apelit.
Nė raste flagrante, kur me veprimet e tyre rektori apo drejtori shkelin, nė mėnyrė tė pėrsėritur, aktet ligjore, nėnligiore, statutin apo rregulloren e shkollės sė larte, Ministri i Arsimit dhe Shkencės thėrret zgjedhjet e parakohshme pėr rektorin apo drejtorin e ri, pasi merr paraprakisht mendimin e senatit. Nė raste tė tilla tė njėjta, rektori thėrret zgjedhjet e parakohshme pėr dekanin apo drejtorin e ri, kurse dekani apo drejtori thėrret zgjedhjet e parakohshme pėr pėrgjegjdsin e ri tė departamentit, pasi merr paraprakisht mendimin e kėshillave pėrkatės.

Neni 41


Cdo shkollė e lartė harton projektstatutin e vet, nė pėrputhje me kėtė ligj dhe me udhėzimet e Ministrisė sė Arsimit dhe tė Shkencės, e cila kujdeset pėr harmonizimin e kėtyre projektstatuteve mbi njė trung tė pėrbashkėt, duke pasur parasysh edhe specifikat e cdo shkolle tė lartė.
Neni 42


Shtetasve tė Republikės sė Shqipėrisė, kur plotėsojnė kushtet pėr tė ndjekur studimet e larta, u njihet e drejta tė studiojnė e tė diplomohen nė mė shumė se njė fushė studimi pranė shkollave tė larta. Kėto tė drejta realizohen nė pėrputhje me kriteret e pėrcaktuara nė statutet e shkollave tė larta.

Neni 43


Mėnyrat e njohjes dhe tė ekuivalentimit tė certifikatave, diplomave dhe gradave tė fituara nė shkolla tė larta tė huaja bėhen me akte tė Kėshillit tė Ministrave, duke respektuar marrėveshjet dhe konventat ndėrkombėtare ku Shqipėria ėshtė palė.
Neni 44


Cdo shkollė e lartė ka tė drejtė tė zgjedhė emrin zyrtar dhe stemėn e vet.
Emri zyrtar dhe stema e shkollės sė lartė, tė zgjedhura nga shkolla e lartė, me propozimin e Ministrisė sė Arsimit dhe tė Shkencės ose Ministrisė sė Mbrojtjes ose tė Ministrisė sė Rendit Publik, miratohen nga Kėshilli i Ministrave.

Neni 45


Ligji Nr.7810, datė 6.4.1994 "Pėr arsimin e lartė nė Republikėn e Shqipėrisė”, me ndryshimet e tij, si dhe dispozitat e tjera ligjore dhe aktet nėnligjore, qė lidhen me arsimin e lartė e qė janė nė kundėrshtim me kėtė ligj, shfuqizohen.